MITROVIQI I DREJTOHET MUSTAFIT: SHKURTOJANI MBËSHTETJEN NAGIPIT – PARTNERIT TUAJ NË QEVERISJE, ANDAJ TA SHOHIM NËSE SNS DO TA SHPËTONTE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. tetor 2023. Kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, i ka bërë thirrje Ragmi Mustafit, kryetar i Degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, që në vend që të akuzojnë përparimtarët se kanë bërë njëfarë marrëveshjeje me kryetarin aktual të komunës , Nagip Arifi, ai dhe partia e tij duhet ta shkurtojnë mbështetjen për partnerin e tyre të koalicionit në pushtet – “kështu që atëherë le të shohim nëse SNS do ta mbështesë dhe do ta mbajë Arifin në detyrë”. Mitroviq edhe një herë ka hedhur poshtë me vendosmëri pretendimet e Mustafit se SNS dhe Arifi kanë marrëveshje për qeveri të përbashkët, duke thënë se mandatin për formimin e qeverisë do ta japin qytetarët në zgjedhje.
– PVD-ja e Mustafit tash është në pushtet me Arifin, kanë edhe kryetarin e Kuvendit. Këtu po i bëj thirrje Mustafit, si kryetar i Degës së PVD-së në Bujnaoc të urdhërojë këshilltarët e tij, që janë pjesë e mazhorancës qeverisëse, që të mos mbështesin Arifin, kështu që të shohim kush do ta mbështesë Nagipin dhe ta pengoj rënien e tij nga pushteti, nëse kjo do të jetë SNS që do ta pengojë rënien e tij nga pushteti. Mustafi duhet të ndalojë t’ia kalojë fajin të tjerëve dhe të fshihet pas të tjerëve – tha Mitroviq.
Ai ka reaguar pas një daljeje tjetër publike të Mustafit dhe akuzave ndaj progresistëve se tashmë kanë rënë dakord për koalicion me Arifin pas zgjedhjeve të ardhshme. Në mbështetje të pretendimeve të tij, Mustafi përmendi votën e këshilltarëve serbë në Kuvendin e Bujanocit për rishikimin e buxhetit.
Mitroviq thotë se “një fanatik politik si Mustafi” duhet të dijë se çfarë do të thotë të veprosh politikisht në favor të interesave të qytetarëve, përkatësisht votimi i buxhetit dhe rishikimi i buxhetit.
– Mustafin e konsideroj realisht një personalitet të fuqishëm politik, sepse ai ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, kryetar i grupit të këshilltarëvbr, ndërsa tani është edhe kryetar i degës së partisë dhe këshilltar i nënkryetarit të qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi. Pra, ai duhet të dijë se çfarë do të thotë buxheti për një komunë, për interesat e qytetarëve. Ai duhet ta dijë se kurrë nuk duhet të lejojë që veprimet e tij politike t’i kthejnë qytetarët në pengje të dikujt apo diçkaje – thotë Mitroviq.
Ai ka theksuar sërish se këshilltarët serbë (SNS dhe SPS) kanë votuar për rishikimin sepse, siç thotë ai, ishte në interes të qytetarëve dhe përkujtoi se kanë mbështetur edhe programin e projekteve të financuara nga Trupi Koordinues me gjithsej 95. milionë dinarë, gjegjësisht investime në atë shumë në infrastrukturën e komunës.
Deklaratës së Mustafit se si drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues i kontrollon të gjitha investimet kapitale dhe autoritetet komunale në Bujanoc dhe Preshevë, Mitroviq i përgjigjet: “Po, unë i kontrolloj”. Unë i kontrolloj të gjitha flukset e parave të destinuara për projekte infrastrukturore nga TK drejt vetëqeverisjes lokale, sepse është detyra ime të kujdesem për shpenzimin e parave të shtetit”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *