BASHKIM APO DËSHTIM: KËSHILLTARI I ALTERNATIVËS I FTONË PARTITË SHQIPTARE NË LISTË TË PËRBASHKËT

Bujanoc 24. tetor 2023. – Një listë e përbashkët e partive shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi është e nevojshme dhe vetëm ajo garanton pjesëmarrjen e shqiptarëve në parlamentin republikan, thotë Florim Agaj, këshilltar i partisë opozitare, Alternativa për ndryshim, në Këshillin Komunal të Bujanocit.
Praktika na ka mësuar se një listë e përbashkët, e mbështetur nga të gjitha subjektet politike shqiptare, sjell një rezultat më të mirë. Në këtë mënyrë kishim 3 përfaqësues në parlament dhe kur shkuam veçmas, mezi morëm një përfaqësues, si në zgjedhjet e kaluara. Dalja më vete në zgjedhje është rrezik që shqiptarët të mbeten pa deputetë”, paralajmëron Agaj.
Ai konkludon se çdo listë shqiptare përveç asaj të përbashkët do të dështojë.
“Prandaj bashkim ose dështim”, paralajmëron Agaj.
Në zgjedhjet parlamentare të 2022, shqiptarët shkuan në dy kolona. Njëra udhëhiqej nga lideri i partisë së tij Shqiprim Arifi dhe tjetra nga deputeti aktual Shaip Kamberi, i cili hyri në parlament pas 5 votimeve të përsëritura në një vendvotim në Tërnoc, kur Koalicioni i tij i Shqiptarëve të Luginës mori 698 vota.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *