PAGA IME E PARË: RAST PËR TË RINJËT DERI MNË 7 NËNTOR

Bujanoc 30. tetor 2023. Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) bëri të ditur se për shkak të interesit të madh të punëdhënësve dhe të papunëve për programin “Paga ime e parë”, afatet janë shtyrë, kështu që regjistrimi i punëdhënësve dhe shpallja e vendeve vakante do të zgjasë deri më 7 nëntor, në vend të deri më 31 tetor siç ishte paralajmëruar më parë.
Vitin e kaluar në Bujanoc, përmes programit “Paga ime e parë”, ishin të disponueshëm rreth 30 vende pune te 15 punëdhënës, ndërsa ata kërkonin punonjës administrate, kontabilistë, marangozë, farmacistë, kamarierë, kuzhinierë dhe shitës. Ende nuk dihet se sa të rinj nga Bujanoci do të punësohen në këtë mënyrë këtë vit.
Regjistrimi për pjesëmarrje në program është nga data 13 nëntor deri më 6 dhjetor.
Punëdhënësit do të përzgjedhin kandidatët nga data 7 deri më 22 dhjetor.
Lista përfundimtare e punëdhënësve do të publikohet në portalin “Paga ime e parë” jo më vonë se data 29 dhjetor, me numrin e ekzekutuesve të përzgjedhur për pozitat e shpallura të punës.
Lidhja e kontratës ndërmjet SHKP-së, punëdhënësit dhe kandidatit të përzgjedhur, e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella, do të bëhet në periudhën 1-19 janar 2024.
Në këtë periudhë, nga data 1 deri më 19 janar 2024, duhet të fillojë edhe zbatimi i programit “Paga ime e parë”, siç thuhet nga SHKP.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *