NXËNËSIT E SHM “SVETI SAVA” DHE “SEZAI SURROI” RREGULLUAN PARKUN E BUJANOCIT

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 7. nëntor 2023. – Nxënësit e shkollave të mesme, “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” në Bujanoc, kanë organizuar të martën aksion për pastrimin dhe rregullimin e parkut të qytetit, me sloganin “Parku i miqësisë”.
– Me bashkëpunimin e parlamenteve studentore, na erdhi ideja që të dekorojmë parkun e qytetit, që nxënësit të pastrojnë shtigjet, të lyejnë stolat dhe të shkruajnë mesazhe miqësie në to në shqip dhe serbisht – thotë për Bujanovaçke, Aleksandra Bojkoviq, mentore e parlamenti të nxënësve në ShF “Sveti Sava”.
Përveç Bojkoviqit, koordinator i projektit është edhe Hisen Saqipi nga “Sezai Suroi”.
Teodora Tomiq, nxënëse e klasës së tretë në shkollën e mesme “Sveti Sava”, thotë për portalin tonë se qëllimi i nxënësve është të zbukurojnë parkun, pasi siç thotë ajo, nuk duket i përshtatshëm.
– Kur të vijnë fëmijët duam që ata të ndjehen më bukur, të kenë më shumë ngjyra. Parku është në gjendje të keqe, pothuajse nuk ka lodra për fëmijë, të rregullohen të gjitha stolat, të vendosen rrëshqitëse dhe lodra të reja – thotë Teodora.
Si një gjë të domosdoshme, ajo tregon nevojën e vendosjes së koshave të plehrave, pasi aktualisht nuk ka në park.
– Kemi kërkuar nga njerëzit e NP “Komunalia” që t’i vendosin kazanët dhe na kanë premtuar se do ta bëjnë – shton Teodora.
Kujtojmë se në muajin mars pushteti lokal kishte paralajmëruar rindërtimin e parkut, për të cilin shteti miratoi 2.5 milionë dinarë, por tani për tani gjithçka ka mbetur vetëm fjalë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *