Bujanoc, 17. nëntor 2023. Ministri për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Aleksandar Martinoviq, i cili është edhe kryetar i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, i hodhi poshtë si të pasakta pohimet e bëra në emisionin “Pešçanik” se mijëra shqiptarë nga jugu i Serbisë janë fshirë nga lista e votuesve dhe se u janë pasivuar adresat.
“Pretendimet se mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë fshirë nga lista e votuesve dhe që policia i ka pasivizuar adresat dhe i ka lënë pa dokumente personale, është i papranueshëm dhe ne i hedhim poshtë si absolutisht të pasakta. Çështja e vendbanimit rregullohet me Ligjin për vendbanimin dhe qëndrimin e qytetarëve nga viti 2011, zbatimi dhe mbikëqyrja e të cilit është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky ligj, ndër të tjera, rregullon procedurën dhe mënyrën e pasivimit të adresës”, ka thënë Martinoviq në një deklaratë të publikuar sot.
Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me Ligjin për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin e qytetarëve, si organ kompetent për mbajtjen e evidencës për vendbanimin dhe vendqëndrimin e qytetarëve në tërë territorin e Serbisë, dorëzon raporte ditore për ndryshimin e vendbanimit, adresat e qytetarëve, gjegjësisht raportet për qytetarët për të cilët është përcaktuar se nuk kanë vendbanim.
“Duke pasur parasysh se procedura e pasivimit është në kompetencë të Ministrisë së Brendshme, për të vepruar në mënyrë të ligjshme, MPB ka dhënë sqarimin se nëpërmjet shërbimit jep çdo ditë informacion për aktvendimin e formës së prerë për pasivimin e adresës, me sqarimin se shtetasi, vendbanimi i të cilit është pasivuar, është i detyruar ta lajmëroj vendbanimin dhe adresën e tij në organin kompetent duke pasur parasysh se nuk ka vendbanim të regjistruar, pra se ka pasur vendbanimin e regjistruar në atë adresë deri në datën e plotfuqishmërisë së aktvendimit”, tha Martinoviq.
Ai theksoi se MPB-ja ka një procedurë unike për verifikimin e vendbanimit, kështu që nuk mund të thuhet se i referohet një grupi të caktuar njerëzish dhe një territori të caktuar.
“Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme kryen kontroll në terren në situatën e kontrollit të faktit të vendbanimit të shtetasve në adresën e regjistruar. Prandaj ligji është i njëjtë për të gjithë dhe vlen për të gjithë qytetarët”, tha Martinoviq.
Martinoviq shtoi se Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale merr të dhëna në baza ditore përmes shërbimit për tërë territorin e Republikës së Serbisë dhe se me marrjen e këtyre të dhënave, njësia kompetente e vetëqeverisjes lokale bën një vendim përkatës për fshirjen e zgjedhësve nga lista e zgjedhësve, duke qenë se në territorin e tyre nuk ka vendbanim të regjistruar.
“Vendimi, natyrisht, i dorëzohet palës së cilës i referohet, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Pala ka të drejtë ankese brenda 24 orëve nga marrja e vendimit, ndërsa për ankesën vendos Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale si organ i shkallës së dytë brenda 48 orëve. Theksojmë se shtetasi i fshirë nga lista e zgjedhësve nuk e humb të drejtën e tij të votës dhe mund ta ushtrojë atë duke u riregjistruar në bazë të regjistrimit të vendbanimit, për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme do të dërgojë informacione përmes shërbimit të internetit dhe Njësia kompetente e vetëqeverisjes lokale do të riregjistrojë votuesin”, tha Martinoviq.
Në njoftim, ministri po ashtu theksoi se që nga fillimi i vitit 2023 nuk është paraqitur asnjë ankesë në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale lidhur me vendimet për fshirje nga lista zgjedhore, të cilat janë marrë nga administratat komunale në komunat e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit.
“Prandaj, i ashtuquajturi pasivizimi i vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë në jug të Serbisë nuk zbatohet dhe në këtë kuptim, qytetarët e Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare kanë të drejtën e votës si dhe të gjitha të drejtat tjera, sikurse të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.
MINISTRI DEMANTON SE SHQIPTARËVE PO HIQEN NGA REGJISTRI PËR PASOJË TË PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
Bujanovaçke, 17. nëntor 2023.

Početna FILLIMI MINISTRI DEMANTON SE SHQIPTARËVE PO HIQEN NGA REGJISTRI PËR PASOJË TË PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
MINISTRI DEMANTON SE SHQIPTARËVE PO HIQEN NGA REGJISTRI PËR PASOJË TË PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
Bujanovačke18. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostKRYETARI I TK: VENDIMI MBI NDRYSHIMIN E EMËRTIMIT TË SHKOLLËS NË BILAÇ JOLEGJITIME
Next PostGJATË VIKENDIT, EKZAMINIMET E REJA PARANDALUESE NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.