GJATË VIKENDIT, EKZAMINIMET E REJA PARANDALUESE NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC

Bujanoc, 17. nëntor 2023. Ekzaminimet e përgjithshme parandaluese do të kryhen të dielën (19 nëntor) në Shtëpinë e shëndertit në Bujanoc, nga ora 08:00 deri në ora 14:00. Do të matet gjatësia, pesha dhe indeksi i masës trupore. Po ashtu, qytetarët do të mund të matin presionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak dhe statusin e lipideve – ka thënë për portalin tonë drejtoresha e Shtëpisë shëndetit në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavloviq.
Ashtu si edhe javët e kaluara, fokusi është tek personat që nuk kanë probleme shëndetësore, pasi synohet zbulimi i rasteve të reja.
Javën e kaluar janë bërë edhe ekzaminime të përgjithshme parandaluese dhe me atë rast në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc janë ekzaminuar rreth tridhjetë bashkëqytetarë.
Gjatë muajit të kaluar bujanocasit patën mundësi të bëjnë ekzaminime parandaluese me ultratinguj të gjirit, PSA, ekzaminime me ultratinguj të gjëndrës tiroide, si dhe të kontrollojnë hormonet e gjëndrës tiroide. Gjithashtu, janë bërë ekzaminime të brendshme parandaluese dhe është marrë material për kontrollin e sheqerit dhe lipideve – kolesterolit dhe triglicerideve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *