BUXHETI I BUJANOVCIT PËR VITIN 2024 ËSHTË REKORD 2 miliardë

Bujanoc, 11. dhjetor 2023. (Foto nga arkivi: buxheti i vitit 2023) – Komuna e Bujanocit për herë të parë në histori do të ketë buxhet prej 2 miliardë dinarësh, thuhet në draftin e buxhetit komunal për vitin 2024, i cili të hënën është miratuar nga Këshilli Komunal.
Buxheti arrin në 2,002 miliardë ddinarë, ndërsa në thyerjen e rekordit dhe në një shumë të tillë kanë ndikuar investimet e planifikuara që do të financohen nga burime të tjera – nga niveli republikan dhe donacionet.
Në të njëjtën mënyrë ishte planifikuar edhe buxheti i këtij viti, fillimisht 1.66 miliardë dinarë, por më pas u reduktua gjatë dy rishikimeve, duke hequr investimet e planifikuara e që nuk u realizuan.
Në buxhetin për vitin e ardhshëm ndër të tjera janë përfshirë 250 milionë dinarë për rindërtimin e shkollës në Bilaç dhe rreth 65 milionë dinarë nga Tirana për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, sikur edhe 93.5 milionë dinarë për sallën e shkollës fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc.
Buxheti është rritur edhe për 93 milionë dinarë për projektet që do të financohen nga Trupi Koordinues për jugun e Serbisë.
Sipas vendimit të miratuar sot nga Këshilli komunal, TK do të financojë me 93 milionë euro realizimin e më shumë se 40 projekteve infrastrukturore në vitin e ardhshëm.
Në seancën e sotme është bërë edhe rishikimi i buxhetit të këtij viti, ku ndër të tjera janë shtuar edhe 9.1 milionë dinarë të paguar për nxënësit e shkollave të mesme si ndihmë shtetërore prej 10 mijë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *