KAMBERI: BETEJA POLITIKE VAZHDON DERI NË FITORE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. dhjetor 2023. – Pas fitimit të një mandati tjetër deputet në Kuvendin e Serbisë, në zgjedhjet e së dielës, Shaip Kamberi tha se do të vazhdojë betejën politike duke i ballafaquar autoritetet në Beograd me diskriminimin që po bëjnë ndaj shqiptarëve në Serbi.
– Lufta politike nuk do të ndalet, deri në fitoren përfundimtare – tha Kamberi.
Ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në zgjedhje, duke veçuar veçanërisht autoritetet e Kosovës, Qeverinë dhe Presidentin e Shqipërisë dhe anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Besimi, respekti dhe përkushtimi i secilit prej tyre do të vazhdojë të jetë udhërrëfyesi im dhe yni në rrugën e veprimit tim politik dhe kombëtar në shërbim të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, tha Kamberi.
Ai falënderoi edhe partnerët e koalicionit të Partisë së tij për Veprim Demokratik – Partinë Demokratike të Shqiptarëve, Lëvizjen për Progres Demokratik, Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve dhe Aleancën për Luginën.
– Së bashku jemi më të fortë – theksoi ai.
Ai shprehu përuljen dhe mirënjohjen më të madhe, siç tha, për çdo shqiptar që me votën e tij tregoi se “lufta politike duhet të vazhdojë”, siç quhej lista e koalicionit të tij në zgjedhjet parlamentare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *