DREJTORË TË RINJË NË QENDRËN PËR PUNË SOCIALE DHE BIBLIOTEKË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. dhjetor 2023. (Foto nga FB: Gani Aliu) – Për drejtor të ri në Qendërn për Punë Sociale në Bujanoc, kuvendi lokal të mërkurën emëroi Gani Aliun nga Konçuli, koleg partiak i Shqiprim Musliut të Lëvizjes për Progres Demokratik. Aliu do të jetë ushtrues detyre i drejtorit, megjithëse për këtë nuk është marrë pëlqimi paraprak nga Ministria e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.
Kryetari i Kuvendit, Enver Ramadani, tha se Këshilli Drejtues i Qendrës ka kërkuar pëlqimin, por se Qeveria është në mandat teknik, andaj gjoja për këtë duhet pritur pëlqimi.
Konkursi për drejtor të ri është hapur në nëntor, pasi drejtorit aktual Nijazi Ameti i ka skaduar mandati. Ameti e ka drejtuar këtë institucion për disa vite dhe nuk ka aplikuar më për shkak se ka plotësuar edhe kushtet për pension.
Ndryshim ka pasur edhe në krye të Bibliotekës “14. Nëntori”. Ushtruesit të deritanishëm të drejtorit, Ekrem Xhemaili, i ka skaduar mandati gjashtëmujor, ndërsa nuk mori më mandat tjetër, kinse për shkak të mosmarrëveshjeve me kryesinë e Partisë së tij për Veprim Demokratik (PVD). Në vend të tij për ushtrues detyre i Drejtorit u emërua Kadri Selimi nga Bilaçi, po ashtu anëtar i PVD-së.
Siç tha kryetari i Kuvendit, në konkursin për pozitën e drejtorit kanë aplikuar tre kandidatë, ndërsa Këshiklli drejtues ka zgjedhur Aliun.
Ai nuk është punëtor i Qendrës për Punë Sociale, por deri më tani ka punuar në Administratën Komunale, në Departamentin e Financave.
Me profesion është ekonomist.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *