NGA 1 JANARI SHTYHET MOSHA E PENSIONIMITT Ë GRAVE

Bujanoc, Beograd, 3. janar 2024. – Që nga fillimi i këtij viti, mosha e pensionit për gratë është zgjatur me dy muaj, ndërsa kushtet për meshkujt kanë mbetur të njëjta. Sipas ligjit të ri, gratë do të mund të dalin në pension në moshën 63 vjeç e 8 muaj dhe të paktën 15 vjet përvojë pune, ndërsa burrat në moshën 65 vjeç dhe 15 vjeç përvojë pune.
Ligji parashikon që në vitin 2032 kushtet për të dyja gjinitë të jenë të njëjta – 65 vjeç dhe 15 vjet shërbim.
Nga 1 janari 2024, pensioni i parakohshëm kërkon 40 vjet shërbim ose 60 vjet moshë, por në këtë rast, pensioni reduktohet përgjithmonë me 0.34 për qind për çdo muaj të vitit kalendarik deri para para se të mbushet mosha e përcaktuar për fitimin e të drejtës për pension, ndërsa maksimumi 20.4 për qind.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *