EES (EPS): KËTË VIT NUK DO TË KETË SHTRENJTIM TË RRYMËS

Bujanoc, Beograd, 4. janar 2024. – Këtë vit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, konfirmuan nga Elektroekonomia e Serbisë (EPS) dhe Ministria e Energjisë, transmeton RTS. Drejtori ekzekutiv i furnizimit në Elektroekonominë e Serbisë (EPS) Radovan Staniq thotë se EES ka vendosur që afatin për pagesën e faturës së nëntorit të rrymës ta shtyjë deri më 29 janar, kur qytetarët do të mund të përfitojnë pesë për qind zbritje.
Po punohet intensivisht edhe për të mundësuar pagesën elektronike të faturave të energjisë elektrike, thekson Staniq, i cili pret që portali “Qasja në faturë” të fillojë nga puna javën e ardhshme. Ai tregon se tani për tani ankesat mund të bëhen me shkrim në sportelet e EES-së.
Staniq, i cili ishte mysafir në “Dnevnik RTS”, tha se ekspertët e tyre të TI-së po punojnë “maksimum” për të mbrojtur sistemet dhe të dhënat, por kujtoi se EES nuk bënë hetime të një sulmi hakerësh.
“Prioritet për momentin është arritja e sigurisë së sistemit dhe të dhënave”, thotë Staniq.
Sipas tij, intensivisht po punohet edhe për të mundësuar pagesën elektronike të faturave të energjisë elektrike.
“Presim që gjatë javës së ardhshme të mund të njoftojmë për riaktivizimin e portalit Qasja në faturë. Theksi është në rritjen e sigurisë së mjedisit në mënyrë që të dhënat e klientit të mbrohen. Qytetarët mund t’i shpallin me shkrim faturat e energjisë elektrike në sportele. Sa herë që ta dorëzojnë, do të shqyrtohet me kujdesin e duhur”, thekson Staniq.
Ai tregon se për qytetarët dhe pensionistët më në nevojë janë llogaritur zbritje dhe lehtësime për faturat e energjisë elektrike në tetor dhe nëntor.
“Nëse dikush nuk ka marrë një zbritje, ai mund të bëjë një ankesë. Askush nuk do të dëmtohet, nëse ka pasur ndonjë problem”, shpjegon Staniq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *