KA MUNDËSI QË TË ANULOHET KONKURSI PËR DREJTOR TË SHF “B. RADIÇEVIQ

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. janar 2024. – Konkursi për zgjedhjen e drejtorit në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, ku tashmë fitues shihej drejtori aktual Nenad Tasiq, me gjasë do të përsëritet pasi, siç mësuam, inspektori i arsimit ka konstatuar parregullsi të shumta gjatë zhvillimit të konkursit, si dhe punën e drejtorit. Siç na thanë jozyrtarisht disa punonjës, inspektori i arsimit ka vizituar disa herë këtë institucion që nga nëntori i vitit të kaluar.
Disa punëtorë të shkollës pohojnë për Bujanovaçke se konkursi tashmë është anuluar dhe se do ai do të përsëritet, por nuk kemi marrë konfirmim nga departmaneti i në Vranjë i drejtoris së shkollave në Leskoc, edhe pas telefonatave të panumërta që mbetën pa përgjigje.
Drejtori Tasiq nuk ka mundur t’i përgjigjet portalit tonë po ose jo pyetjes se a është anuluar konkursi, duke thënë se pyetja është e komplikuar. Ai kërkoi që t’i dërgonim pyetjet me email, gjë që e bëmë, por nuk morëm përgjigje deri në publikimin e tekstit.
Ajo që është absolutisht e sigurt është se inspeksioni arsimor ka konstatuar parregullsi gjatë realizimit të konkursit, veçanërisht në punën e Këshillit të shkollës. Përdryshe, shumica e Këshillit të shkollës e kanë përkrahur Tasiqin në zgjedhjen për drejtor të ri, ashtu si edhe Këshilli i arsimtarëve edhe pas votimit të përsëritur, i cili u mbajt për shkak se i pari ishte i parregullt.
Tasiq ka lexuar procesverbalin e inspektimit arsimor me të gjitha parregullsitë e shënuara në të, në Këshillin e Arsimtarëve më 5 janar, kanë konfirmuar punonjësit.
Nga inspektimi u konstatua ndër të tjera se drejtori shkurtoi orën e mësimit në 30 minuta pa pëlqimin e ministrisë, si dhe se numri i nxënësve ishte i manipuluar.
Në bazë të këtij konstatimi të inspektimit, Ministrisë së Arsimit nuk i mbetet gjë tjetër veç anulimit të konkursit.
Tasiq u bë drejtor me kohë të plotë në shkurt 2020 pas një konkursi në të cilin kundërshtari i tij ishte mësuesja Snezhana Mitiq. Ajo ka aplikuar edhe tani për postin e drejtoreshës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *