HILL PËR BUJANOVAÇKE: VENDET E RAJONIT I DRUAJNË DOMINIMIT TË SERBISË, MIRËPO KJO PARANOJË NUK BAZOHET NË FAKTE

Për pushtetin lokal në Bujanoc dhe parimet e multietnicitetit, diskriminimin si ndaj serbëve ashtu edhe ndaj shqiptarëve, mundësinë që jugu i Serbisë të bëjë një parti që do të bashkonte pjesëtarët e të gjitha komuniteteve etnike, paranojën që kanë vendet fqinje ndaj Serbisë, Asociacioni i komunave serbe, Marrëveshja e Ohrit dhe çfarë do të thotë kur ambasadori thotë se nuk flet latinisht…

BUJANOVAÇKE: Serbët në Bujanoc ankohen për diskriminim nga pushteti lokal, i cili përbëhet ekskluzivisht nga shqiptarët dhe partitë shqiptare, ndërsa shqiptarët ankohen për diskriminim nga pushteti qendror. Si mund ta kapërcejmë këtë situatë?

HILL: Para së gjithash, kjo për fat të keq nuk është një pyetje e pazakontë. Për të qenë të drejtë, kjo ndodh në të gjithë botën. Ne duhet të synojmë që grupet e ndryshme (etnike) të marrin qëndrime të ndryshme politike, pra të formulojnë qëndrime politike që do t’i bashkojnë njerëzit në një mënyrë tjetër, pa qenë proiritet përkatësia etnike. Disa vende janë përpjekur të ndalojnë përdorimin e emërtimeve etnike në partitë politike, por si shumica e përpjekjeve të tilla, ajo ka dështuar. Të gjithë në Irak e dinin se Partia Ligji dhe Drejtësia ishte në të vërtetë një parti shiite dhe se Fronti Kombëtar i Irakut ishte sunit. Pra, ai lloj diktimi, thjesht të deklarosh diçka të paligjshme nuk funksionon. Ajo që funksionon, dhe ajo që duhet të funksionojë, është komunikimi i vazhdueshëm. E dini, kur familjet e ndara pajtohen, të gjithë përqafohen dhe të gjithë janë të lumtur, por kur njerëzit e rrymave të ndryshme politike pushojnë së komunikuari, zakonisht pasojnë vetëm të këqijat dhe nuk pajtohen më. Prandaj, çelësi është komunikimi dhe të kuptuarit se kjo kërkon kohë. Gjithashtu, kushtojini vëmendje gjeneratave të reja sepse ata zakonisht janë më pak të interesuar për përkatësinë etnike dhe më shumë të interesuar për mundësitë e punësimit. Mendoj se një parti që mund t’i bashkojë të rinjtë rreth një të ardhmeje më të mirë do t’i thyejë ato barriera etnike. E di që kjo është këshillë e përgjithshme dhe më duket sikur një plak po ju thotë të bëni gjëra që tashmë i dini, por duhet të mendoni për këto gjëra.

 

Askush nuk duhet të presë që problemet etnike të zhduken plotësisht, por ato mund të reduktohen përmes dialogut dhe tolerancës. Unë do t’ju jap një shembull të një vendi që nuk i ka kapërcyer ndarjet etnike, dhe ai është Shtetet e Bashkuara.

BUJANOVAÇKE: Fatkeqësisht, këtu në jug të Serbisë, 25 vjet pas konflikteve dhe konflikttit që ndodhi këtu, ne ende nuk jemi përpjekur të krijojmë një parti të përbashkët politike. A ka mundësi për ta ndryshuar dhe kush mund ta ndryshojë? A është i nevojshëm, si në shumë situata në Serbi, ndërmjetësimi i bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-së apo BE-së? A ka mundësi që jugu i Serbisë të ketë një parti politike që mund t’i bashkojë të gjithë dhe të ofrojë diçka të re?

HILL: Sigurisht që nuk ka zgjidhje të shpejtë dhe fakti që këto ndarje ekzistojnë edhe 25 vjet pas konfliktit nuk është një tregues i mirë, por mund t’ju them disa gjëra për këtë temë. Mendoj se kur shikon paragjykimet etnike, zakonisht është vetëm një reflektim i faktit që njerëzit kanë humbur besimin në autoritetet civile. Ata humbën besimin në aftësinë e autoriteteve civile për të zgjidhur problemet dhe u tërhoqën në etnitë e tyre si mekanizëm mbrojtës. Problemi i dytë është se kur njerëzit shohin përpara, ata shohin më shumë nacionalizëm etnik në të ardhmen dhe pranojnë politika të tilla duke menduar se është e pashmangshme. Mendoj se është e drejtë të thuhet se lidhjet etnike dobësohen nëse njerëzit komunikojnë dhe diskutojnë çështje që tejkalojnë ndarjet etnike. Askush nuk duhet të presë që problemet etnike të zhduken plotësisht, por ato mund të reduktohen përmes dialogut dhe tolerancës. Unë do t’ju jap një shembull të një vendi që nuk i ka kapërcyer ndarjet etnike, dhe ai është Shtetet e Bashkuara. Presidenti Lincoln liroi skllevërit afrikanë më shumë se 150 vjet më parë dhe ne ende përballemi me probleme të natyrës racore. Është një nga ato probleme që, nëse e bën të durueshme, ke bërë një hap të madh përpara. Duke iu rikthyer pyetjes suaj – kanë kaluar 25 vjet dhe është (më në fund) koha për të shkruar një faqe të re. Nëse shikoni shembullin e Luftës së Dytë Botërore, 25 vjet pas përfundimit të saj, ishte viti 1970, dhe në vitet 1970 askush nuk fliste më për 1945-ën, kështu që mendoj se njerëzit e zakonshëm duhet ta shmangin këtë problem të zhvillimit të bllokuar dhe të lëvizin tutje. Unë mendoj se njerëzit duhet të flasin për këtë më shpesh.

BUJANOVAÇKE: A do të flisni për këto probleme me kryetarin e komunës?

 

HILL: Po. Ndjej se është koha për të folur për këto gjëra, por në kontekstin se si duhet të duket e ardhmja dhe nuk e nënvlerësoj vuajtjen që kaluan njerëzit dhe nuk është mirë të pretendosh se nuk ka ndodhur kurrë, sepse ndodhi, por duhet ecur tutje.

BUJANOVAÇKE: Sipas të gjitha statistikave, ky rajon është më i varfëri në Serbi. Kemi një situatë ku si SHBA ashtu edhe BE po investojnë në infrastrukturë. Megjithatë, qytetari i zakonshëm do të thoshte se betoni nuk hahet. Mendimi mbizotërues tek njerëzit këtu është se një fabrikë, ardhja e një kompanie serioze, e cila do të punësonte 100 serbë, 100 romë dhe 100 shqiptarë, do të kontribuonte shumë në atë që sapo folëm. Jo vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe një katarsis i përgjithshëm ndërmjet etnive, sepse jam i bindur se prosperiteti ekonomik është çelësi për thyerjen e barrierave etnike.

HILL: Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta pranojnë vendin ku jetojnë, sepse është një gjë që nuk mund ta ndryshosh dhe ajo është zhvendosja e Luginës së Preshevës. Është aty ku është dhe ju duhet ta pranoni atë në atë vend. Kur shikoni hartën, shihni se nuk jeni në fund të botës. Fakti është që asfalti nuk hahet, por duhet ta pranoni që asfalti zvogëlon distancën mes jush dhe vendeve të tjera. Kur shikoni më nga afër hartën, do të shihni se jeni afër kufirit ndërkombëtar dhe kufiri, për prodhuesin e frutave dhe perimeve, zakonisht nënkupton një pritje shtatë orëshe në pikën kufitare dhe frutat dhe perimet që qëndrojnë në kalimi kufitar nuk është recetë për zhvillim ekonomik. Mendoj se Serbia ka plotësisht të drejtë kur flet për kufij të hapur dhe mendoj se nisma e Ballkanit të Hapur është një drejtim i mirë. Nuk është vetëm një teori këtu në Luginën e Preshevës, është fakt sepse ndikon në jetën e njerëzve, por edhe kjo është e ndikuar nga historia. Vendet e tjera ballkanike, të cilat janë shumë më të vogla se Serbia, shqetësohen se Ballkani i Hapur është një komplot përmes të cilit Serbia do të rifitojë dominimin e saj në rajon.

Serbia në thelb e ka bërë tashmë një pjesë të kësaj, dhe mbetet të përcaktohet se si do t’i qaset Kosova organizatave në botë. Këto detaje dhe sekuenca e lëvizjeve është diçka që ende do të negociohet, por si dikush që kam marrë pjesë në negociata të tilla, mund t’ju siguroj se e gjithë kjo është e realizueshme nëse njerëzit duan të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

BUJANOVAÇKE: Në çfarë mënyre, ushtarake apo?

HILL: Unë nuk mendoj se njerëzit nuk kanë një pozicion të artikuluar për të justifikuar paranojën e tyre. Unë nuk jam psikiatër, por paranoja zakonisht nuk bazohet në fakte. Ajo që është e qartë është se këto frikëra duhet të kapërcehen përmes një bashkëpunimi më të mirë në rajon. Mendoj se Serbia dhe Maqedonia e Veriut po i kalojnë me sukses këto probleme dhe ky është një zhvillim pozitiv i situatës. Mendoj se Serbia ka marrë një vendim të mirë kur ka pranuar targat për automjetet që vijnë nga Kosova, por Serbia nuk mund t’i zgjidh e vetme këto probleme, të gjithë duhet të jenë pjesë e atij procesi dhe të gjithë duhet të kuptojnë se e ardhmja nuk është kthim në shekujt e mëparshëm. E ardhmja është në punë të reja, lëvizshmëri dhe përparim teknologjik. Nuk ka asnjë arsye pse një kamion duhet të ngadalësojë shpejtësinë në një pikë kontrolli kufitar. Rojet kufitare duhet të dinë paraprakisht se çfarë ka në kamion nëse i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet paraprakisht. Ata mund të bëjnë një kontroll rutinë nëse duan, nuk duhet të kontrollojnë çdo automjet, por ai kamion nuk duhet të ngadalësojë shpejtësinë nën 35 kilometra në orë. Ndoshta nuk është rastësi që çdo konflikt civil apo luftë në Ballkan ka nisur me vendosjen e postblloqeve. Ky mentalitet postblloku duhet të hidhet poshtë në kontekstin e komunikimit modern.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *