MUHOCI FSHATI I PARË QË FITON ASFALTIM TË RRUGËVE NË KËTË VIT, KOMUNA KA BËRË GATI 3.7 MILIONË DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. shkurt 2024. (Foto nga arkivi) – Komuna e Bujanocit ka përgatitur 3.7 milionë dinarë për asfaltimin e dy rrugicave në fshatin Muhoc.
Prokurimi publik për përzgjedhjen e kontraktorëve është hapur të martën. Sipas të dhënave të publikuara në Portalin e Prokurimeve Publike, do të asfaltohen dy rrugica, nga 210 dhe 191 metra secila. Njëra rrugë është 5 metra e gjerë, tjetra 4.5.
Vlera e parashikuar e punimeve për këto 400 metra është saktësisht 3.691.666 dinarë.
Prokurimi publik do të jetë i hapur deri më 7 mars.
Ky është projekti i parë infrastrukturor që do të realizohet këtë vit.
Në buxhetin komunal për këtë vit për infrastrukturë janë paraparë 323.4 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *