SHBA E “BRENGOSUR” PËR HEQJEN E DINARIT NË KOSOVË

Bujanoc, 28. shkurt 2024. Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Prishtinës që ndalon përdorimin e dinarit “do të duhet të vazhdojnë urgjentisht”, raporton RTS.

Pas takimeve në Bruksel të delegacionit të Beogradit dhe përfaqësuesve të bankës qendrore në Prishtinë me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Radio Europa e Lirë.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në shprehjen e shqetësimeve të tyre për rregulloren e re,” tha zëdhënësi.

Të martën, pas takimit, Petkoviq tha se zgjidhja e problemit të dinarit në Kosovë duhet kërkuar në nivel politik, pasi ata që nuk kanë mandat politik nuk mund të negociojnë për të dhe se delegacioni i Beogradit tregoi përkushtim të plotë për zgjidhjen e problemit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *