NGA SOT POLICIA RRUGORE ME KONTROLL SHTESË PËR RRIPIN E SIGURISË DHE MËNYRËN EË BARTJES SË FËMIJËVE

Bujanoc, 11. mars 2024. Nga sot e deri më 17 mars, policia rrugore do të kryejë aksion ndërkombëtar të kontrollit të shtuar të trafikut, veçanërisht me qëllim kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit, si dhe të mënyrës së transportit të fëmijëve në automjete.
“Gjatë aksionit, i cili zhvillohet njëkohësisht në 30 shtete evropiane të organizatës ROADPOL (Rrjeti i Policisë Rrugore të Evropës), policia rrugore do të marrë masa ndaj të gjithë personave që nuk përdorin rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve motorike, në ulëset e përparme dhe të pasme të automjetit, si dhe ndaj të gjithë personave që transportojnë fëmijë në mënyrë të kundërligjshme”, thonë nga MPB-ja.
Rezultatet e hulumtimit të fundit të kryer nga Agjencia për Siguri në Trafik, tregojnë se në Serbi përqindja e përdorimit të rripit të sigurimit në sediljet e përparme është rreth 85 për qind, dhe 17 për qind në sediljet e pasme.
Në të njëjtën kohë, vetëm 60 për qind e prindërve i transportojnë fëmijët e tyre me automjete në mënyrën e përcaktuar me ligj.
Në vitin 2023, më shumë se 100 shoferë dhe pasagjerë, të vdekur në automjetet e pasagjerëve, nuk e kishin të vendosur rripin e sigurisë në momentin e aksidentit. Në të njëjtën periudhë, më shumë se 172.000 pjesëmarrës në trafik u sanksionuan për mospërdorim të rripit të sigurisë ndërsa 4.200 për transportim të parregullt të fëmijëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *