TRAGJEDIA NË PRESHEVË, FËMIU DYVJEÇARË MBYTET NË PISHINËN E SHTËPISË FAMILJARE

Bujanoc, 11. mars 2024. Një fëmijë dy vjeçar ka humbur jetën në Preshevë duke u mbytur në pishinën në oborrin e shtëpisë familjare, konfirmojnë për portalin tonë Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.
Stacioni Policor i Preshevës është njoftuar të shtunën nga mjeku i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë se në urgjencë është sjellë një fëmijë pa shenja jete, i lindur në vitin 2021.
Me të mbërritur policia në vendngjarje, u konstatua se fëmija ishte larguar nga shtëpia dhe duke përfituar nga mosvëmendja e të zotit të shtëpisë, kishte rënë në pishinën e vendosur në oborrin e shtëpisë familjare. Fëmija është transportuar menjëherë në Shtëpinë e Shëndetësisë në Preshevë, ku mjekët kanë tentuar reanimimin, por pa sukses. Mjeku ligjor ka deklaruar se vdekja ka ndodhur nga mbytja”, than për Bujanovaçke nga Prokuroria.
Prokuroria ka urdhëruar intervistimin e familjarëve të viktimës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *