KRYQI I KUQ: TË ENJTEN AKSION NË SHTËPINË E KULTURËS

Bujanoc, 26. mars 2024. Kryqi i Kuq i Bujanocit, në bashkëpunim me Entin për transfuzion të gjakut nga Nishi, të enjten (28 mars), në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, nga ora 9 deri në ora 15, do të organizojnë fushatë të dhurimit vullnetar të gjakut.
Me këtë aksion, Kryqi i Kuq vazhdon të kujdeset për qytetarët që kanë nevojë për gjak për trajtim apo shërim, dhe në këtë mënyrë i jep mbështetje sistemit shëndetësor.
-Dhënia vullnetare e gjakut bëhet sipas orarit të planifikuar, sepse gjaku dhe përbërësit i nevojiten vazhdimisht pacientëve. Trajtimi me transfuzion duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i sigurt, dhe të gjithë ata që janë të shëndetshëm dhe të aftë dhe dëshirojnë të dhurojnë gjak, nuk duhet ta shtyjnë në asnjë mënyrë – thonë nga Kryqi i Kuq dhe shpresojnë që si edhe më parë ta realizojnë me sukses këtë aktivitet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *