DËSHTOJNË BISEDIMET PËR DINARIN NË BRUKSEL

Bujanoc, 26. mars 2024. Çështja e dinarit në Kosovë nuk u zgjidh as pas një raundi tjetër negociatash të hënën në Bruksel. “Negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë kanë paraqitur propozime për zgjidhjen e problemit të banorëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit, ka njoftuar në rrjetin social “X”, ndërmjetësi në dialog, Miroslav Lajçak. “.
Sipas tij, diskutimi i gjatë ndihmoi për të sqaruar detaje të rëndësishme.
Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të takohen sërish javën e ardhshme, “me ambicien për të gjetur një zgjidhje” – tha Lajçak.
Korrespondenti evropian N1 raporton se gjashtë orë bisedime, nga të cilat tre e gjysmë ishin të drejtpërdrejta, nuk çuan në ndonjë përparim dhe se pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës janë aq larg sa ishin javën e kaluar, kur atyre iu dha detyra e përgatitjes së planeve për zgjidhjen e krizës deri të premten, për t’i diskutuar sërish.
Petar Petkoviq thotë se propozimi i Serbisë për të mundësuar funksionimin e bankës Poštanska štedionica është i balancuar dhe se nuk ka vullnet politik nga ana e Prishtinës që realisht të arrihet një kompromis, transmeton N1.
I pakënaqur është shprehur edhe delegacioni i Prishtinës. Besnik Bislimi tha se ende nuk ka marrëveshje, por se nuk dëshiron të flasë për detaje sepse mund të jetë kundërproduktive për dialogun. Edhe pse dihet se ofrojnë konvertim ndërbankar nga dinarë në euro para se të dalin në tregun kosovar.
Pas takimit me shefin e ekipit negociator serb, Peter Petkoviq, ai tha se propozimet që kanë qenë sot në tavolinë “janë ende shumë larg njëra-tjetrës”.
Derisa negociatat janë duke u zhvilluar, serbët nga Kosova po vijnë në Serbi për tërheqjen e dinarëve. Banka Poštanska štedionica ka vendosur objekte të parafabrikuara pranë vendkalimeve administrative për në Kosovë, madje edhe në afërsi të vendkalimit Konçul afër Bujanocit. Kjo bankë hapi objektet e saj edhe pranë Jarinjës, Bërnjakut dhe Merdarës.
Turma të pritjes ka para degës në Bujanoc, si dhe afër objektit të parafabrikuar në Konçul.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *