fbpx

Lutfi Haziri po e përsëritë: Më 2 Shtator përnime fillon Ristovci të mbetet kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Bujanoc, 18.8.2020. – I irrituar nga gjendja e fundit në Kosovë, respektivisht futja e Xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës dhe pengesat e fundit nga Sava Janjiqi në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paraqitur bindjen e tij se me 2. shtator, “Ristovci” duhet të bëhet kufiri i ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Luginalajm.

“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposavic’i me 17 katunde…Zhurmë, popullizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon! Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!” – ka porositur Haziri.

Edhe ditë më parë, kreu i Gjilanit, ka kërkuar që fshati serb Ristovci, i cili ndodhet ndërmjet Bujanocit dhe Vranjë, të jetë kufiri i ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.