fbpx

NË OBJEKTIN E KOMUNALISË FLAMURI I SERBISË SI NJË PAÇAVURE NË GJYSËMSHTIZË

Bujanoc, 2 shtator 2020 – Edhe pse Ligji për dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë përshkruan qartë rregullat për ekspozimit dhe përdorimit të flamurit shtetëror, këto rregulla me gjasë nuk vlejnë në objektin e selisë administrative të NP “Komunalia” në Bujanoc!

Të mërkurën pasdite (2 gusht), flamuri më shumë i ngjante një lloj leckeje të sjellur nga era dhe që rastësisht ishte ndalur në shtizë, se sa një simbol shtetëror.

Slika: Ligji është i qartë: Pamja e flamurit të Serbisë në tarracën e Komunalisë

Përveç kësaj, flamuri është gjysmë shtizë (nuk po themi se po “valon” sepse në këtë gjendje diçka e tillë është e pamundur), sikur dikush, largë qoftë, të ketë vdekur.

Në fillim, Ligji në fjalë gjithashtu parashikon sanksione ligjore për këdo që përdhosë simbolet shtetërore në këtë mënyrë:

“Me gjobë në shumë prej 40,000 deri 400,000 dinarë do të ndëshkohet personi juridik për një kundërvajtje nëse flamurin ose stemën e Republikës së Serbisë i vendosë të dëmtuara ose të papërshtatshme për përdorim (neni 6 i këtij ligji)” – qartëson ligji.

Në krye të Komunalisë është stafi i Partisë Demokratike të kryetarit Nagip Arifi, i cili, përkundër problemeve të shumta me të cilat po lufton në kompani, mund t’i kushtojë vëmendje edhe këtij rasti.

Sigurisht, komentuesit tani do të thirren në përkatësinë kombëtare të tij, por a nuk ka serbë në Kumunali të cilët çdo ditë e shohin flamurin në gjendje të tillë, e që askush nuk i pengon për ta vendosur siç e kërkon rendi dhe ligji?!




Leave a Reply

Your email address will not be published.