fbpx

DITËN E HËNË, DEDIKIM I NXËNËSVE TË BUJANOCIT PËR FËMIJËT E SËMURË

Bujanoc, 7 tetor 2020. (Foto ilustrim) – Një grup mësuesish nga Shkolla “Shën Sava”, të prirë nga Ivana Maniq – Tasiq dhe Ivana Mitroviq, së bashku me nxënësit e kësaj shkolle kanë paralajmëruar për të hënën organizimin e një  tregu humanitar, ndërkaq mjetet e grumbulluara do të dedikohen për fëmijët e sëmurë nga kanceri.

 Sipas këtyre profesorëve, nxënësit do të shesin rrobat e tyre në sheshin, para Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, dhe do të ftojnë bashkëqytetarët e tyre për të ndarë pakë kohë dhe para për të ndihmuar këtë ide fisnike.

 – Mbetet të biem dakord se cilit fëmijë do t’i dedikohen mjetet e grumbulluara, thonë ata.

 Profesorët thonë se qytetarët mund të sjellin edhe gjërat e tyre që nuk u nevojiten më.

 Pazari humanitar do të organizohet të hënën, më 12 tetor, nga ora 8.00 e mëngjesit deri në 16.00 pasdite.




Leave a Reply

Your email address will not be published.