fbpx

“Starletat” nga “Zadruga 4” kishin punuar në Bujanoc nëpër bare striptizi dhe kafene, akuza të ndërsjellta për prostitucion (video)

Bujanoc, Beograd, 3 nëntor 2020 (Foto nga youtube) – Bujanoci nuk përmendet vetëm në parlament, por edhe në sezonin e 4-të “Zadruga”, i cili transmetohet në TV Pink, edhe atë me temën e prostitucionit në kafenetë lokale dhe klubet dhe striptiz baret .

 Tema nuk ishte politika, por vajza të caktuara, të ashtuquajtura “starleta”, ia mveshnin njëra-tjetrën se cila prej tyre kishte punuar në Bujanoc dhe me çfarë është marrë atje.

 Kështu, njëra prej tyre tha se në qytetin tonë kishte punuar i promovuese, e cila u prit me të qeshura nga pjesëmarrësit në “Zadruga 4”, që u shoqëruan me pyetjen  “çfarë promovoje ti në Bujanoc”, ndërsa tjetra shpjegoi se puna e saj ishte t’i bënte të ftuarit të lumtur duke vallëzuar.

 Ato akuzuan njëra-tjetrën për prostitucion në kafenetë dhe klubet e natës të drejtuara nga shqiptarë në qytetin tonë ,ndërkaq një video me 300,000 shikime u postua në YouTube më 31 Tetor.

 Diskutimi ospskurantësh, i ndjekur me një çirrje të përgjithshme, zgjati për rreth 23 minuta, pas së cilës doli që disa pjesëmarrëse në “Zadruga 4” kishin fituar kafshatën e bukës në tavernat dhe striptiz baret e  Bujanocit.

 

Kujt nuk i bëhet vonë, mund ta shikoj këtë video.




Leave a Reply

Your email address will not be published.