fbpx

NDËRRIMI I ZDRUKTHTARISË SË JASHTME: THIRRJE PUBLIKE PËR SUBJEKTET EKONOMIKE

Bujanoc, 23 korrik 2021. – Komuna e Bujanocit ka shpallur Thirrje publike për subjektet ekonomike që merren me prodhimin dhe instalimin e zdrukthtarisë, për të marrë pjesë në Programin e rehabilitimit energjetik t pallateve të banimit, shtëpive familjare dhe apartamenteve.

Thirrja është publikuar të enjten, dhe afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 6 gusht.

Sipas raportimeve të mëhershme të Bujanovaçkes, 2 milion dinarë do të jenë në dispozicion të Komunës së Bujanocit për zëvendësimin e zdrukthtarisë, prej tyre një milion nga Ministria e minierave dhe energjisë dhe një milion nga buxheti komunal.

Konkursi për qytetarët do të jetë i hapur kur të përfundojë procedura për përzgjedhjen e kompanive.

Siç thuhet në Thirrjen publike për subjektet ekonomike, kriteret për renditjen e tyre do të jenë çmimi i zdrukthtarisë me instalim.

Ofertat do të vlerësohen nga komisioni, i cili duhet të publikojë listën paraprake 15 ditë pas afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.