fbpx

KOMUNALIA: PO I PRESIM PJESËT NGA LESKOCI, UJ DO TË KETË NË MESDITË

Bujanoc, 16. shtator 2021 – Sipas vlerësimeve të autoriteteve nga NP “Komunalia”, prihja në rrjetin e ujësjellësit në rrugën Morava, për shkak të të cilit Bujanoci dhe rrethina e tij kanë qenë pa ujë që herët në mëngjes, do të riparohet rreth mesditës.

Për riparimine prishjes po priten të vijnë pjesë nga Leskoci, tha për Bujanovaçke Semi Aliu, Drejtor teknik në NP “Komunalia”.

– Makinat janë në terren dhe po punohet shumë për të eleminuar defektin. Pjesët janë porositur dhe ne jemi në pritje të dërgesës nga Leskovci. Riparimi do të bëhet deri në mesditë – tha Aliu.

Ai shtoi se ka plasur tubi kryesor për furnizimin e qytetit me ujë.

– Ne kemi marrë të gjitha masat dhe po përpiqemi të rregullojmë defektin sa më shpejt të jetë e mundur – vuri në dukje ai.

Më herët Bujanovaçke ka shkr se deri te prishja ka ardhur në rrugën Morava, dhe kjo është hera e shtatë gjatë vitit që Bujanocasit dhe banorët e vendbanimeve përreth mbeten pa ujë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.