TETË TË PREKUR ME COVID – 19 NË BUJANOC

Bujanoc, 16. Nëntor 2021. – Në 24 orët e fundit edhe 8 persona nga Bujanoci janë infektuar me virusin Covid – 19, sipas të dhënave zyrtare të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Në muajin nëntor, Covid 19 është konfirmuar në gjithsej 118 qytetarë të komunës së Bujanocit.

Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në nivel të rrethit të Pçinjës janë testuar 389 persona dhe se nga analizat ka rezultuar se 76 persona janë të infektuar me këtë virus.

Më së shumti të prekur ka në Vranjë – 41, pasuar nga Surdulica me 11, Vlladiçin Hani me 6, Bosilegradi me 5, Tërgovishta me 3 dhe 2 nga Presheva.

Në spitalet kovid të QSH Vranjë janë duke u trajtuar 84 pacientë.

Të gjithë janë pozitivë me Covid -19 dhe me pneumoni, ndërsa 54 pacientë janë duke u trajtuar me me oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë janë shtruar për trajtim spitalor ndërkaq 8 pacientë kanë dalë nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *