fbpx

MINISTRJA ÇOMIQ: NUK KA PËRNDJEKJE TË SHQIPTARËVE, PASIVIZIMI I ADRESAVE ËSHTË I LIGJSHËM

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 17. Nëntor 2021.(foto Tanjug) – Nuk ka asnjë shlyerje të organizuar të adresave (pasivimit të vendbanimit) të shqiptarëve në Serbi dhe nuk ka gjë tjetër veçse zbatimi i Ligjit për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, dhe për këtë kemi rënë dakord me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), tha për Bujanovaçke Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Gordana Çomiq.

Ajo theksoi se ministria, të cilën ajo e drejton që nga janari, bashkë me organet kompetente të Republikës së Serbisë këtë çështje është duke trajtuar me shumë kujdes dhe është konstatuar se, sa i përket masivizimit të adresave të vendbanimit, nuk ka absolutisht asnjë qëllim shtetëror apo përndjekje të organizuar të qytetarëve shqiptarë në Serbi, porse kemi të bëjmë vetëm me zbatim të ligjit.

Ajo ka shpjeguar se zbatimi i Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrimin është pjesë e Kapitullit 23 dhe kërkesës së Bashkimit Evropian që Ministria e Punëve të Brendshme të merret më në detaje me të, duke u kujdesur që të mos ketë adresa që janë shpikur për personat që nuk ekzistojn.

– Në një bisedë me KKSH-ën, të zhvilluar në mesin e këtij vitit, kemi thënë se është detyra jonë të ofrojmë faktet dhe është vullneti i tyre nëse do të vazhdojnë të monitorojnë me shumë kujdes që të mos rrezikohen të drejtat e tyre për adresën ngase ato nuk duhet të rrezikohen – thekson ministrja.

Për shkak të pasivimit të adresave të shqiptarëve, liderët e tyre politikë, si deputeti Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe presidenti i KKSH-ës, Ragmi Mustafa, vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *