fbpx

EDHE 8 BUJANOCAS TË PREKUR ME COVID – 19

 

Bujanoc, 17. Nëntor 2021. – Pas testimit të së martës në Bujanoc janë konfirmuar edhe 8 raste të tjera të infektimit me Covid – 19, ndërsa nga fillimi i muajit janë regjistruar 126 raste të reja.

Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik, në territorin e Qarkut të Pçinjës, për COVID-19, janë testuar 442 persona.

Rezultatet tregojnë se 69 persona janë infektuar me virusin korona.

Në të gjitha komunat e qarkut vërehet ende një rënie e numrit të të infektuarve.

Më së shumti raste pozitive janë në Vranjë – 32, Surdulicë – 10, Tërgovisht – 8, nga 5 në Vlladiçin Han dhe Bosilegrad.

Presheva është e vetmja komunë në nivel Qarku me një person të prekur.

Në Spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 87 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.

55 pacientë janë në terapi me oksigjen, një më shumë se dje.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 11 pacientë, ndërsa 7 pacientë janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published.