OPOZITA: SË SHPEJTI DO TË DIHET KOSTOJA QË DO TA PAGUAJNË QYTETARËT PËR SHKARKIMIN E PALIGJSHËM TË SPASIQIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 17. Nëntor 2021. – Këshilltari opozitar Basri Veseli pyeti kryetarin e Kuvendit Enver Ramadani se sa do t’i kushtonte Komunës së Bujanocit, gjegjësisht të gjithë qytetarëve, shkarkimi, një vit më parë i Zoran Spasiq nga pozita e drejtorit të Qendrës Sportive “Rinia”, gjë që gjykata e përcaktoi se ishte e kundërligjshme, por as Veseli dhe as qytetarët nuk morën përgjigje.

Këshilltari Veseli, nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptarë (BDSH), në seancën e sotme të Kuvendit tha se mund të supozohet se pushteti komunal ka arritur marrëveshje me Spasiqin i cili papritmas hoqi dorë nga e drejta për t’u rikthyer në pozitën e drejtorit të QS “Rinia” përkundër vendimin në favor të tij.

-Se çka ka ndodhur dhe sa është kostoja e komepsimit, mbetet për t’u parë. Se sa do t’u kushtojë qytetarëve ajo marrëveshje interne do të kuptohet më vonë – tha Veseli.

E sigurt është se Komuna do t’i paguajë shpenzimet gjyqësore dhe sipas aktgjykimit, Spasiqit i detyrohet t’ia paguajë diferencën në pagë brenda një viti, që nga shkarkimi i kundërligjshëm.

Gjykata e Lartë në Vranjë në korrik të këtij viti ka nxjerrë aktgjykim të shkallës së parë, sipas të cilit Kuvendi në mënyrë të kundërligjshme e ka shkarkuar Spasiqin para skadimit të mandatit të tij, ndërsa Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën dhe ka konfirmuar këtë aktgjykim.

Asnjë nga këshilltarët, bashkë me kryetarin e Kuvendit Enver Ramadani, i cili votoi për shkarkimin e paligjshëm të Spasiqit në nëntor të vitit të kaluar, nuk e komentoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, ndonëse ishte në rend dite të seancës së sotme.

Kuvendi vetëm konstatoi, siç tha Ramadani, dorëheqjen e Spasiqit nga pozita e drejtorit, pra dorëheqjen e tij, pastaj edhe aktgjykimin, pas së cilës ushtruesit të deritanishëm të drejtorit, Fatmir Hasani, mandati iu vazhdua edhe për një mandat gjashtëmujor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *