fbpx

SHQIPTARËT E VETMJA PAKICË NË SERBI PA SIMBOLE TË VETA KOMBËTARE

Bujanovaçke, 6. dhjetor 2021.

Shkruan: M. Janjiq

Bujanoc, 6. dhjetor 2021. Këtë 28 Nëntor, shqiptarët në tri komuna në jug të Serbisë shënuan festën kombëtare të Republikës së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, duke e ekspozuar këtë simbol në institucionet lokale dhe në akademinë ceremoniale në Bujanoc.

Sipas praktikës tashmë të vendosur, së shpejti, në adresë të disa prej liderëve politikë shqiptarë do të arrijnë kallëzime për kundërvajtje dhe thirrje gjyqësore për shkelje të ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit, i cili ndalon shfaqjen publike të flamurit të huaj, përveç nëse përdoret përkrah simbolit të Serbisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, tashmë ka disa kallëzime të tilla, dhe beson se pas festës së sivjetme do ta përcjellë një tjetër, pasi përveç atij shqiptar nuk ka vendosur flamur serb në objektin e këtij enti.

Ndryshe nga Mustafa, njeriu i parë i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vendosur flamurin e Shqipërisë në ballkonin e ndërtesës së komunës, por me simbolet e Serbisë dhe Bashkimit Evropian, të cilat vazhdimisht valojnë atje.

“Problemi kryesor sa i përket përdorimit të flamurit shqiptar është mospërputhja e Kushtetutës së Serbisë, si akti më i lartë juridik, dhe ligjeve që rregullojnë këtë fushë”, thotë Mustafa.

Shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë, qytete në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ku përbëjnë shumicën e popullsisë, si dhe në Medvegjën disi më të largët, çdo vit shënojnë Ditën e Flamurit, festën kombëtare të shtetit të tyre amë.

Kjo lloj dite shteti në Shqipëri festohet që nga viti 1912, kur Asambleja e Madhe Kombëtare në Vlorë miratoi Deklaratën e Pavarësisë pas çlirimit nga Perandoria Osmane. Më pas, politikani dhe shtetari Ismail Qemali, doli në tarracën e objektit ku u mbajt Kuvendi dhe para qytetarëve të mbledhur shpalosi një flamur të kuq me shqiponjën e zezë dykrenare.

Megjithatë, ky flamur është bërë objekt polemikash në Serbi për më shumë se dy dekada për faktin se minoriteti shqiptar përdor një flamur identik me atë të Republikës së Shqipërisë.

Cili është saktësisht problemi?

Ragmi Mustafa shpjegon se neni 79 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë u garanton pakicave kombëtare përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve të tyre kombëtare dhe se nuk specifikon se si do të duken këto simbole.

Mustafa shton se “korpusi i të drejtave të pakicave të garantuara me Kushtetutë nuk është i harmonizuar me dispozitat ligjore”, dhe shton se këshillat e pakicave kombëtare vendosin ndër të tjera edhe për simbolet.

“Kushtetuta nuk parashikon në asnjë pjesë të saj që flamuri që përdorim në Serbi të mos jetë identik me flamurin e Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar vendosi në vitin 2012 që flamuri ynë të jetë i njëjtë me flamurin e Shqipërisë. Kushtetuta është akti juridik suprem mbi të gjitha ligjet dhe shteti nuk guxon të ndërhyjë në vendimin tonë”, ka thënë në mënyrë kategorike Mustafa.

Siç sqaron ai, ndaj këtij vendimi askush nuk është ankimuar zyrtarisht nga nëntë vite më parë e deri më sot dhe as nuk është nisur ndonjë kontest administrativ për pezullimin e tij. Mustafa, si të gjithë liderët shqiptarë, beson se ata kanë të drejtë të përdorin flamurin shqiptar si simbolin e tyre të pakicës në Serbi.

Por, nga ana tjetër, dispozitat ligjore në këtë fushë janë në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, simbolet dhe flamujt kombëtarë të pakicave nuk mund të jenë identike me simbolet dhe flamujt e një shteti tjetër.

Ligji për përdorimin e stemës së flamurit dhe himnit parashikon që flamuri serb duhet të gjendet pranë flamurit të një shteti të huaj. Në rastin e shqiptarëve, problemi është se ata e trajtojnë flamurin e shtetit amë si simbol të komunitetit të tyre në Serbi, por shteti nuk e njeh këtë.

“Parimet themelore demokratike janë edhe respektimi i minoriteteve dhe për këtë arsye shteti nuk duhet të na imponojë simbole që përfaqësojnë një sërë veçorish dhe specifikash tona. Sepse, nëse shteti përpiqet të përcaktojë se cilat simbole do të përdorim, prek drejtpërdrejt liritë dhe të drejtat e qytetarëve, sepse nesër mund të përcaktojë edhe fusha të tjera të jetës. Prandaj është e drejta jonë kushtetuese të përdorim simbolet kombëtare që i kemi zgjedhur vetë, në këtë rast flamurin e Shqipërisë”, thotë Mustafa.

Sipas Mustafës, në Serbi jetojnë 23 komunitete pakicë, dhe Këshilli Republikan për Pakicat Kombëtare refuzoi kërkesën e shqiptarëve për të përdorur flamurin që ata zgjodhën, pa shpjegime:

“Shqiptarët e kanë përdorur këtë flamur në RSFJ, komuniteti shqiptar e përdor sot në vendet e tyre të ish-Jugosllavisë, por jo edhe në Serbi”, tha kryetari i KKSh-ës, Ragmi Mustafa.

Në prag të festës së flamurit, për këtë problem në Kuvendin e Serbisë ka folur edhe deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka thënë se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga flamuri i tyre.

“Pavarësisht ligjeve aktuale dhe situatës negative politike në të cilën na është mohuar e drejta e simboleve, mund të them se nuk do të heqim dorë nga ato. Do të angazhohemi me durim dhe do të presim që të realizohet e drejta e identitetit tonë për përdorim të lirë, publik dhe zyrtar të simboleve”, tha Kamberi.

Herald Nemanja Todoroviq Shtiplija kujton se këshillat e pakicave që kanë atdheun e tyre, si disa në rajon, e zgjidhën këtë problem në vitin 2006.

Siç shpjegon ai, kroatët dhe sllovakët në Serbi, për shembull, “luajtën më zgjuar” sepse ndryshuan detaje të vogla në flamuj që janë edhe flamuj kombëtarë të shteteve.

Kështu, kroatët e hoqën kurorën mbi stemën nga flamuri kroat, ndërsa sllovakët e lyen me të verdhë skajet e bardha të stemës në flamurin sllovak.

Për hir të krahasimit, serbët në rajon janë në një pozitë më të favorshme pasi Serbia ka dy versione të flamurit në përdorim zyrtar, flamurin shtetëror dhe atë popullor, i cili, sipas Todoroviq Shtiplija, i cili përdoret si simbol i tyre në shtete të tjera, ku seerbët janë pakicë.

“Kështu që ai flamur nuk është vetëm flamuri i njërit prej entiteteve boshnjake, Republika Srpskës, por edhe flamuri i Këshillit Kombëtar Serb në Republikën e Kroacisë, Këshillit Kombëtar të Malit të Zi, Organizatës Serbe në Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Hungari”, tha Todoroviq.

E gjithë kjo po ndodh në një moment të historisë së marrëdhënieve më të mira zyrtare mes Beogradit dhe Tiranës, kur presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama po krijojnë projektin “Ballkani i Hapur” dhe kur qytetarët e këtyre dy vendeve dhe Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë vetëm me karta identiteti.

Prandaj, heqja pa pengesa e flamurit shqiptar nga pjesëtarët e së djathtës ekstreme serbe nga rrugët e Beogradit, gjatë vizitës së fundit të Ramës në kryeqytetin serb, dukej absurde, siç tha Kamberi:

“Nivelin e intolerancës ndaj simbolit kombëtar shqiptar në Serbi e tregoi sjellja e huliganëve, të cilët hoqën flamujt shqiptarë të




Leave a Reply

Your email address will not be published.