fbpx

PËR 100 EURO NDIHMË TË RINJËVE, APLIKIMI FILLON MË 15 JANAR

Bujanoc, 5. Janar 2022. – Aplikimi për ndihmë financiare për të rinjtë në shumën 100 euro fillon më 15 janar në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs. Afati i aplikimit është deri më 30 janar.
Ministri Sinisha Mali shpjegoi se të rinjtë nga mosha 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtën e kësaj ndihme, në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit që rregullon këtë çështje dhe i cili do të prezantohet në seancën e Kuvendit Popullor javën e ardhshme.
Ai theksoi se është e nevojshme që të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për marrjen e ndihmës financiare nga shteti në momentin e aplikimit duhet të kenë letërnjoftim, pasi që kur aplikojnë për 100 euro është e detyrueshme të shënohet numri i dokumentit personal.
Pagesa e ndihmës, thotë Mali, do të fillojë në shkurt.




Leave a Reply

Your email address will not be published.