fbpx

ALTERNATIVA GRUMBULLON NËNSHKRIMET ME KOHË, SHPALLET LISTA E PARË ZGJEDHORE E PARTIVE SHQIPTARE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 08. mars 2022. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) shpalli sot listën zgjedhore të partive shqiptare Alternativa për ndryshim dhe Lëvizjes për reforma për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Njoftimi erdhi pasi Alternativa arriti që brenda afatit të caktuar t’i dorëzojë deklaratat shtesë të certifikuara të votuesve që mbështesin listën zgjedhore “Alternativa për ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Siç njoftoi më parë Bujanovaçke, listës i mungonin 313 nënshkrime.

Në listën e parë të shpallur të partive shqiptare janë 10 kandidatë për deputetë, të prirë nga Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për ndryshim dhe ish-kryetar i Komunës së Preshevës.

Në mesin e kandidatëve për mandat në Kuvendin Popullor nuk ka asnjë bujanocas, por të gjithë janë nga komuna e Preshevës.

Partitë shqiptare në këto zgjedhje garojnë me dy lista dhe sipas informacioneve të fundit në dispozicion, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ende është duke mbledhur nënshkrime.




Leave a Reply

Your email address will not be published.