fbpx

KURTI KËRKON UNITET SHQIPTAR NË BUJANJOC DHE PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10. mars 2022. Për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe efekteve të mundshme në rajon, partitë shqiptare në jug të Serbisë duhet të jenë të bashkuara, është konkluduar në takimin e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, thotë kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

– Në takim u vlerësua se uniteti i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, orientimi i duhur politik i tyre, si dhe stabiliteti i institucioneve lokale dhe rajonale, janë shumë të rëndësishme në situatën aktuale të pasigurisë, si rezultat i efekteve nga pasojat e ngjarjeve në Ukrainë – tha Sinani pas takimit në Prishtinë.

Kurti një thirrje të tillë e kishte bërë edhe më herët, ndërkohë që kjo thirrje deklarativisht është mbështetut edhe politikanët shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë, mirëpo në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit po konkurrojnë të ndarë – në dy lista zgjedhore.

Përveç Sinanit, në takim tjetër me kryeministrin e Kosovës morën pjesë edhe kryetari i Bujanocit dhe kryetari i PD-së Nagip Arifi, kryetari i Partisë për veprim demokratik (PVD) Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshilli kombëtar shqiptar (KKSH) Ragmi Mustafa.

Në delegacionin e politikanëve shqiptarë nuk ishte Shqiprim Arifi, kreu i Alternativës për Ndryshim.




Leave a Reply

Your email address will not be published.