fbpx

ZËVENDËSIMI I ZDRUKTHTARISË: ZGJATET AFATI PËR BIZNESE, INTERESIM I DOBËT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 09. qershor 2022. Afati për aplikime të kompanive që dëshirojnë të marrin pjesë në Programin për përmirësimin e efikasitetit energjetik është shtyrë edhe për shtatë ditë për shkak të interesimit të ulët, njoftoi Komuna e Bujanocit.

Thirrja publike ishte dashur të përfundonte sot, por Ministria e Minierave dhe Energjetikës i sugjeroi komisionit komunal shtyrjen e afatit.

“Me qëllim që qytetarëve t’u sigurohet mundësia e zbatimit të një numri më të madh masash dhe të kenë më shumë zgjedhje të subjekteve ekonomike”, deklaroi Komuna të mërkurën.

Të drejtën për të marrë pjesë në Thirrjen publike kanë kompanitë që merren me prodhimin, shërbimet dhe punimet për rehabilitimin energjetik të objekteve të banimit.

Dy modele janë përcaktuar për Programin për përmirësimin e efiçiencës energjetike – i pari parasheh ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, blerjen e kaldajave dhe modeli i dytë vendosjen e paneleve diellore dhe inverterëve.

Kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, theksoi se është e nevojshme që kompania të regjistrohet në Agjencinë e regjistrave ekonomik (ARE) për atë lloj aktiviteti dhe kryerje të punëve dhe të mos jetë në process likuidimi ose falimentimi.

– Kompanitë duhet të kenë dokumentacionin dhe certifikatën e nevojshme për materialin dhe produktin e instaluar, kështu që çdo kaldajë duhet të ketë një certifikatë nga furnizuesi, ose kompanitë që prodhojnë mobilie PVC duhet të kenë një certifikatë për dritaren ose dyer që prodhojnë – tha Azemoviq.

Ajo shtoi se pas aplikimit të subjekteve ekonomike për konkurs brenda 15 ditëve do të merret vendim dhe do të publikohet lista paraprake e kompanive që plotësojnë kushtet e konkursit, më pas do të zgjidhet çdo ankesë ndërsa pas kësaj Këshilli I komunës vendosë për listën përfundimtare të subjekteve ekonomike.

“Vetëm pas kësaj procedure mund të shpallim konkurs për qytetarët, ku lista e kompanive që mund të angazhohen nga qytetarët do të jetë pjesë integrale, thotë Azemoviq.

Subjektet e interesuara afariste mund t’i shkarkojnë formularët e aplikimit në ueb faqen e Komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs, të cilat mund të gjenden në tekstin e ftesës publike.

– Në të njëjtin dokument, njëri pas tjetrit, gjendet formulari i aplikimi dhe deklarata ndërkaq është bërë publike edhe mënyra dhe metodologjia e vlerësimit. Kriteret e përzgjedhjes dhe vlerësimi janë paraqitur qartë brenda konkursit, shtoi kryeshefja.

Dokumentacioni i tenderit dhe formularët e aplikimit dorëzohen në zarf të mbyllur me shënimin “Aplikimi për thirrje publike për pjesëmarrje të subjekteve ekonomike në zbatimin e masave për rehabilitim energjetik për objektet banesore në komunën e Bujanocit – mos e hap”, me adresën e plotë të dërguesit, në anën e pasme të zarfit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.