fbpx

KA PROBLEME, VOTIMI NË TËRNOC NUK FILLON ME KOHË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23. qershor 2022. (Foto nga arkivi) – Vendvotimi numër 6 në Shkollën fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc, ku sot për herë të katërt mbahen zgjedhjet për deputetë, nuk është hapur me kohë, përkatësisht në orën 7.

Kryetari i Këshillit zgjedhor, Dejan Menkoviq, i ka konfirmuar Bujanovaçkes se procesi zgjedhor nuk ka filluar me kohë dhe se ka probleme, por nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Bujanovaçke do ta informoj opoinionin nga vendi i ngjarjes për zhvillimet në vendvotimin në Tërnoc.

Nga rezultatet e votimit në Tërnoc varet nëse Koalicioni i shqiptarëve të Luginës, i cili aktualisht është nën pragun zgjedhor, do të fitojë një mandat deputeti.

Sipas vlerësimeve të tyre, atyre u nevojiten 610 vota për të hyrë në parlament.

Nëse nuk marrin mbështetjen e aq votuesve, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të mbajë 32 vende në Kuvend.

SPS dërgoi zyrtarë partiakë nga Beogradi për të ruajtur kutitë në Tërnoc, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar.

Në qendrën e votimit numër 6 kanë të drejtë vote 1089 qytetarë.

Në këtë qendër votimi, zgjedhjet u anuluan tri herë, sipas kundërshtimeve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe SPS-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published.