fbpx

NË JAVËN TJETËR ZGJEDHJET E RADHËS NË TËRNOC

 

Bujanoc, 24 qershor 2022 – Zgjedhjet e reja parlamentare në Tërnoc me gjasë do të mbahen të enjten, më 30 qershor, ka mësuar N1 nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ).

Sipas materialit të dorëzuar anëtarëve të KRZ-së, dita e fundit e qershorit është propozuar për datën e zgjedhjeve të reja, të pesta me radhë, dhe vendimi zyrtar për datën e votimit duhet të merret në seancën që do të mbahet sonte në orën 19:00.

Zgjedhjet ishte paraparë të mbaheshin për herë të katërt në vendvotimin nr.6 në shkollën fillore “Muharem Kadriu” më 23 qershor, por votimi nuk filloi për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të këshillit zgjedhor për kontrollin e ekstraktit nga lista e zgjedhësve.

Më pas në shkollë mbërriti një raport për vendosje bombe, kështu që procesi zgjedhor u ndërpre.




Leave a Reply

Your email address will not be published.