fbpx

APLIKIMI PËR INSTRUKTOR TË REGJISTRUESVE DERI MË 3 KORRIK

 

Bujanoc, 25 qershor 2022 – Qytetarët që duan të jenë instruktorë për regjistruesit mund të aplikojnë deri më 3 korrik. Regjistrimi i popullsisë së Serbisë do të bëhet në tetor të këtij viti, ndërsa detyrë e instruktorëve është monitorimi dhe kontrolli i regjistrimit, si dhe zgjidhja e situatave kontestuese, njoftoi Enti Republikan i Statistikave (ERS).

Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët janë shtetësia e Republikës së Serbisë, vendqëndrimi ose vendbanimi i regjistruar në vend, por edhe të paktën 18 vjeç, të kenë përfunduar shkollën e mesme katërvjeçare, të mos jenë dënuar dhe të mos kenë kallëzim penal të ngritur kundër tyre.

Gjithashtu është e nevojshme të dini se si të punoni në kompjuter dhe mundësinë e përdorimit të kompjuterit tuaj dhe aksesit në internet gjatë periudhës së angazhimit.

Të papunët dhe pensionistët që do të punësohen do të nënshkruajnë kontratë për punë të përkohshme dhe të rastit, ndërsa të punësuarit për punë shtesë.

Kandidatëve do t’u kërkohet t’i nënshtrohen një trajnimi pesë-ditor dhe të zotërojnë metodologjinë e regjistrimit, të punojnë me aplikacionet për mbledhjen e të dhënave dhe të mbajnë trajnime për regjistruesit.

Byroja thekson se nuk mbajnë përgjegjësi nëse dikujt i humbet e drejta për pension familjar, kompensimin për shkak të papunësisë e të ngjashme.

Të gjithë të interesuarit për të punuar në regjistrimin si instruktorë mund të aplikojnë duke plotësuar një aplikim elektronik në faqet e internetit të Entit Statistikor, www.stat.gov.rs ose census2022.stat.gov.rs.




Leave a Reply

Your email address will not be published.