fbpx

BEHLULI I OFRON QEVERISË SË KOSOVËS QË 2 MILIONË EUROT T’I NDAJË PËRMES FONDACIONIT TË TIJ

 

Bujanoc, 13. korrik 2022. Pronar I medias dhe sipërmarrësi nga Bujanoci, Nexhat Behluli, thotë se ka dijeni se ndihma e premtuar prej 2 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për shkak se transferimi është bllokuar nga ministri i Kosovës, Liburn Aliu, por edhe sepse ndihma e mëparshme prej 200.000 euro nuk është shpërndarë në mënyrë transparente.

-Sipas informacioneve jozyrtare që kam, transferimi prej 2 milionë eurosh po sabotohet nga ministri në qeverinë e Kurtit, Liburn Ali, sepse e urren kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi. Sa i përket komunës së Bujanocit dhe Medvegjës, ka mundësi që donacioni prej 200 mijë eurosh nga qeveria e kaluar Kurti, i dërguar gjatë pandemisë, të mos jetë shpenzuar në mënyrë transparente – thotë Behluli, pronar i Televizionit Spektri.

Bujanovaçke ka shkruar të hënën se ende nuk dihet se kur do të transferohen paratë në llogaritë e tri komunave.

Në vazhdim Behluli sinqerisht dhe vëllazërisht ofron mundësinë që mjetet të alokohen përmes Fondacionit Spektri dhe miqtë.

“Nëse vërtet kanë një qëllim serioz për të ndihmuar Luginën e Preshevës, Qeverisë dhe kryeministrit Kurti unë i ofroj në dispozicion një fondacion që është i regjistruar ligjërisht për të marrë transferta financiare nga Kosova. Gjithashtu ofroj hapësirë për zyra për stafin tuaj për të mbikëqyrur zbatimin e projekteve. Unë garantoj sigurinë e njerëzve tuaj, ju ofroj logjistikë në terren, ju ofroj mbështetje mediatike në interes të transparencës maksimale gjatë realizimit të projekteve – ka shkruar ai në Facebook.




Leave a Reply

Your email address will not be published.