fbpx

KAMBERI I KËRKON RAMËS MBËSHTETJE TË KËRKESAVE DREJTUAR VUÇIQIT

Bujanoc, Tiranë, 18.  korrik 2022. (Foto FB) – Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, ndodhet në Tiranë, ku ka diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ram, kërkesat që delegacioni i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i ka përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konsultimeve për përbërjen e qeverisë së re.

“Kam kërkuar nga kryeministri Rama angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Vuçiq dhe Rama, së bashku me ish-kryeministrin e Maqedonisë Veriore, janë liderët e nismës Ballkani i Hapur dhe vitet e fundit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë në kulmin historik.

KAMBERI TË ENJTEN TE VUÇIQI PËR KONSULTIME




Leave a Reply

Your email address will not be published.