fbpx

ALI ASLLANI: ËSHTË SHUAR ZJARRI NË DEPONI, KOMUNALIA PO E SANON TERENIN

Bujanoc, 24. korrik 2022. Kryeshefi i Shtabit për Situata Emergjente Ali Asllani i tha Bujanovaçkes se zjarri në deponinë e qytetit është shuar dhe se aktualisht (të dielën në mëngjes) ekipet e Komunalisë janë duke punuar në rehabilitimin e terrenit.

Sipas fjalëve të tij, informimin për zjarrin në deponi e ka marrë të shtunën rreth orës 23:00 dhe menjëherë e ka njoftuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe drejtorin e NP “Komunalia” Ruzhdi Halilin, përgjegjësi e të cilëve është deponia.

Deri sap o raportojmë (të dielën rreth orës 11) si Arifi ashtu edhe Halili janë në deponi.

-Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë dy cisterna të Komunalisë dhe një maune zjarrfikëse. Zjarri është shuar dhe tani ekskavatorët e Komunalisë po punojnë për rehabilitimin e terenit. Jemi duke pritur që të vijë rëra për ta mbuluar terenin, thotë Asllani.

Ai shton se nuk ka informacion për shkaqet e zjarrit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.