fbpx

BUJANOCI NË MËNGJESIN E SOTËM ISHTE VENDI MË I NDOTUR NË SERBI, RRUGËT ME RE TYMI NGA DEPONIA

Bujanoc, 24. korrik 2022. Për shkak të zjarrit në deponi, të dielën (24 korrik) ajri në Bujanoc është më i ndoturi në Serbi, me vlera disa herë më të larta se normalja, siç tregojnë 4 aparate klimaterike të instaluara në disa lokacione të qytetit.

Për shembull, sot në mëngjes Bujanoci është shumë herë më i ndotur se Bori apo Kostollci.

Kundërmimi ndihet në të gjitha pjesët e qytetit dhe lexuesit na dërgojnë foto në të cilat rrugët janë të mbuluara me tym dhe dukshmëria është si në vjeshtë dhe dimër kur bie mjegulla.

Fotot që shihni janë bërë mëngjesin e sotëm, midis orës 6-7.

Klimerko tregon se gjendja më kritike është te parku, me 644 grimca PM10 për metër kub.

Në Bozhinjevc, kjo vlerë është 274, në vendbanimin Karakçka 136 dhe në Zhuzhelicë 99.

Vlerat nën 40 konsiderohen të mira, ndërkaq një përqendrim i grimcave PM mbi 50 do të thotë cilësi e dobët e ajrit dhe vlerat mbi 120 do të thotë se ajri është shumë i ndotur.

– Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kriteri mbi të cilin sasia e grimcave PM bëhet e rrezikshme për shëndetin është 50 mikrogramë për metër kub ajër – thonë nga Lëvizja ekologjike Eco Serbia, organizatë meritore që Bujanoci ka paisje për matjen e cilësisë së ajrit në Bujanoc, bashkë me Internet Society of Serbia.

Shumica e grimcave PM krijohen gjatë proceseve të ndryshme të djegies – nga impiantet e vogla individuale, fabrikat, automjetet motorike, djegia e plehrave. Ato që janë më të vogla arrijnë në alveolat e mushkërive dhe shkaktojnë probleme shëndetësore për njerëzit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.