fbpx

ZJARR NË SHTËPINË E KULTURËS NË BUJANOC

 

Bujanoc, 19 tetor 2022. Mëngjesin e sotëm, pak para orës 09:00, një ambient brenda Shtëpisë së kulturës në Bujanoc është kapluar nga zjarri, i cili pas intervenimit të zjarrfikësve është shuar.
Drejtori i këtij enti, Jetmir Ismaili, ka thënë për portalin tonë se zjarri ka rënë në ambientet e Fakuktetit për edukatorë, por që është shuar me shpejtësi.

Sipas tij, punonjësit nuk janë në rrezik, ndërsa përhapja e zjarrit është parandaluar me reagimin e shpejtë të zjarrfikësve dhe punëtorëve të entit.

– Zjarri ka rënë në një zyrë që përdoret nga shkolla. Këtu janë edhe policia dhe zjarrfikësit. Do të përcaktohet se si ka ardhur deri te zjarri – thotë Ismaili.

Sipas informacioneve jozyrtare, një kompjuter ka marrë flakë në zyrë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.