fbpx

MUSTAFA: QEVERIA E RE DO TË VAZHDOJ ME QASJEN DESTRUKTIVE NDAJ SHQIPTARËVE NË SERBI

 

Bujanoc, 25 tetor 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, pret nga qeveria e re e Serbisë, siç thotë ai, vazhdim të qasjes destruktive dhe të dëmshme ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Mustafa ka vlerësuar për KTV-në e Prishtinës se qeveria, e cila pretendohet se nuk është as properëndimore e as pro-ruse, në fakt është pro-ruse.

– Qeveria që nxit konceptin e “botës serbe” përjashton të gjithë të tjerët që jetojnë në Serbi. Është destruktive dhe e dëmshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Do të isha i lumtur nëse do të kishim një qeveri pro-perëndimore pro-evropiane. Ata thonë se duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe pastaj nuk janë as pro-evropianë dhe as pro-ruse. Qeveria e re do të vazhdojë me qasjen që ka pasur deri tani. Shefi i shërbimit inteligjent do të jetë një njeri (Aleksandar Vulin) i cili avokon për “botën serbe”. Ai do të ketë mundësi më të mëdha për të përdorur instrumente dhe mekanizma për ta realizuar këtë – tha Mustafa.

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mustafa ka theksuar se pa pjesëmarrjen e SHBA-ve nuk mund të arrihet një marrëveshje.

Sipas tij, në Beograd nuk ka vullnet për marrëveshje me Kosovën.

Ai po ashtu thotë se është i bindur se “në kuadër të këtij procesi do të trajtohet edhe tema e Luginës së Preshevës”.

– Nuk është e mundur të arrihet një paqe e qëndrueshme pa përfshirjen e Luginës së Preshevës – beson Mustafa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shtoi ai, i siguroi liderët e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë se parimi i reciprocitetit do të jetë thelbësor në këtë proces, në mënyrë që atë që e merr komuniteti serb në Kosovë, ta merrë edhe ai shqiptar në Luginën e Preshevës. merr.




Leave a Reply

Your email address will not be published.