NË SHKOLLËN E MESME “SEZAI SURROI” JANË PLOTËSUAR 80 PËRQIND E VENDEVE PËR VITIN E PARË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 3. korrik 2023. Në Shkollën e Mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc për afatin e dytë të regjistrimit janë 38 vende të lira nga gjithsej 210 (7 paralele). Ka ende 6 vende për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme në drejtimin për elektroteknik të kompjeterëve, 10 në drejtimin për teknik të maqinerisë së kontrollit të kompjuterit (CNC) dhe 22 vende në kursin e bravandreqës-saldator, të dhëna këto të publikuara në portalin Shkolla ime e mesme (Moj srednja škola).

Pas afatit të parë të regjistrimit, janë plotësuar 172 vende (80 për qind) në shkollën e Bujanocit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Sipas kalendarit të aktiviteteve në faqen e Shkolla ime e mesme (Moj srednja škola), plotësimi i listës së dëshirave për raundin e dytë të regjistrimit në shkollën e mesme “Sezai Suroi” ka nisur sot dhe do të zgjasë deri në orën 15, ndërsa shpallja e radhitjes përfundimtare pas raundit të dytë do të publikohet nesër, 4 korrik.

Bujanovaçke më herët ka njoftuar se pas afatit të parë të regjistrimit, në shkollën e mesme “Sveti Sava” kanë mbetur të lira 49 vende.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *