PO MBINË PARKU NË TËRNOC, TASHI NUK DORËZOHET

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 27. korrik 2023. Nagip Tashi, iniciatori i idesë për ndërtimin e një park në qendër të Tërnocit, ftoi bashkëqytetarët që të dielën nga ora 19:30 të mblidhen në vendin e ndërtimit të parkut për të diskutuar për hapat e mëtejshëm.
– I ftoj banorët e Tërnocit dhe të gjithë ata që e përkrahin idenë e ndërtimit të parkut, të vijnë të dielën nga ora 19:30 deri në ora 20:00, për të parë se çfarë është bërë deri më tani dhe për tu dakorduar për atë se çfarë dhe si do t’ia bëjmë tutje – thotë Tashi për Bujanovaçke.
Deri më tani, thotë ai, me ndihmën e banorëve ka arritur të rrafshojë sipërfaqen ku duhet të jetë parku dhe ajo që i pret është gjelbërimi i zonës dhe vendosja e stolave dhe lodrave për fëmijët.
-Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar deri tani, sepse njerëzit vullnetarisht kanë dhënë para me të cilat kemi paguar makineritë dhe punëtorët që kanë rrafshuar sipërfaqen – shton Tashi.
Kujtojmë se Tashi në mesin e muajit mars ka nisur një peticion për ndërtimin e parkut në fshatin Tërnoc, me ç’rast kishte mbledhur 517 nënshkrime duke e dorëzuar peticionin në Bashkësinë lokale të Tërnocit dhe në Komunën e Bujanocit, dhe tashmë në fillim të majit filloi pastrimin e sipërfaqes, për të cilën Bujanovačke kishte shkruar më parë.
– Dua të vazhdoj, shpresoj që nga momenti i parë të kem të njëjtën mbështetje morale dhe financiare që kam pasur deri tani. Vendasit më ndihmuan për të pastruar tokën, e cila, fjalë për fjalë, dukej si një xhungël, tani duhet të gjelbërohet dhe të vendosen lodra për fëmijët – tha Tashi më herët për portalin tonë.
Përpjekjen për ndërtimin e një parku Tashi e konsideron sfidë dhe detyrim për brezat që do të vijnë dhe për këtë, siç thotë ai, është i gatshëm të marrë përgjegjësinë nëse merr mbështetje financiare.
Tashi është punëtor i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe ky nuk është projekti i parë që ka filluar. Edhe vendosja e simbolit me emrin e qytetit, i cili u vendos në sheshin në Bujanoc, ishte ideja e tij, të cilën ai e realizoi me sukses.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *