KËTO JANË KUNDËRVAJTJET NË TRAFIK PËR TË CILAT JU MERRET PATENT SHOFERI

Bujanoc, 8. gusht 2023. Projektligji i ri për siguri në trafikun rrugor, i cili është miratuar nga Qeveria e Serbisë, parasheh vendosjen e një dënimi të ri – konfiskimin e automjetit.
Lista e shkeljeve për të cilat drejtuesit e pakujdesshëm mund të humbasin makinat e tyre ka deri në 18 artikuj.
Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për sigurinë në trafikun rrugor (LST), i cili ka shumë karakteristika të reja, dhe njëra prej tyre i referohet një dënimi të ri, i cili deri më tani nuk është aplikuar për shkeljet në trafik, e që është konfiskimi i një automjeti.
Në propozim radhiten 18 shkelje për të cilat një shofer mund të humbasë makinën e tij, me kusht që policia rrugore ta kap për të tretën herë brenda dy viteve duke kryer shkelje të tilla, shkruan portali Nova.rs.
Ligjvënësi pranoi se këto kufizimi i referohen “recidivistëve të pandreqshëm” andaj është parë e nevojshme të zbatohet “dënimi më i rëndë” – konfiskimi i automjetit.
Këto janë 18 shkeljet që mund të bëjnë që drejtuesit të humbasin automjetet e tyre:

Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit me më shumë se 1.2 promilë,
Refuzimi i një analize të frymëmarrjes ose testit të drogës,
Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 80 km/h, jashtë vednbanimit,
Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 70 km/h në vendbanim,
Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 60 km/h në një zonë shkolle ose në “zona 30”.
Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 50 km/h në zonën e trafikut të ngadalësuar,
Transporti i një fëmije nën 12 vjeç në sediljen e shoferit,
Transportimi i një fëmije nën moshën 12 vjeç në një vend që nuk është i destinuar për t’u ulur (bagazh, pult, rafti i pasmë, pjesë të jashtme të automjetit, etj.)
Kalimi nëpër të paktën dy drita të kuqe në semaforë me më pak se 10 minuta largësi
Parakalimi i një kolone automjetesh përgjatë vijës së plotë (të pandërprerë).
Vozitja pa patent shofer,
Drejtimi i automjetit nga persona që kanë ndalesë në vozitjen e automjetit,
Drejtimi i automjetit pas pezullimit të lejes së drejtimit për shkak të pikëve të grumbulluara të dënimit,
Drejtimi i automjetit gjatë përjashtimit të përkohshëm nga trafiku,
Vozitja natën në një rrugë të pandriçuar pa drita në automjet,
Parakalimi ose anashkalimi i një automjeti që ndalon ose ka ndaluar për t’i dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë,
Parakalimi i kolonës nën përcjellje,
Mos lejimi i kalimit të mjeteve të shoqëruara,
Profesori në pension i fakultetit të trafikut, Milan Vujaniq, beson se kjo është një zgjidhje që mund të japë rezultate.
“Duhet pasur parasysh edhe mentaliteti i njerëzve nga zona jonë. Për ta, gjëja më e keqe që mund t’u ndodhë është se dikush ia pamundëson të ngasin makinën e tyre. Për ta është më e vështirë se çdo gjobë. Duhet pasur parasysh se dënimet duhet të kenë efekt parandalues dhe represiv”, shpjegon Milan Vujaniq.
Procedura e konfiskimit së automjetit do të jetë mjaft e thjeshtë.
Kur një polic trafiku ndalon një shofer që ka kryer një nga shkeljet më të rënda, ai mund të kontrollojë të dhënat e shkeljes për të parë nëse ai është dënuar më parë për shkeljet më të rënda. Nëse shkelësi është dënuar dy herë për një nga 18 veprat e rënda në listë, punonjësi i policisë i konfiskon menjëherë automjetin dhe i jep një vërtetim për sendet e konfiskuara përkohësisht.
Makina është konfiskuar përkohësisht deri në përfundimin e procedurës gjyqësore, kur në rast fajësie shoferi do të mbetet përgjithmonë pa veturë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *