Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 9. gusht 2023. Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të mërkurën është mbajtur prezantimi i projektit “Përkrahja, fuqizimi dhe integrimi i të kthyerve nga vendet e Evropës Perëndimore në Bujanoc”, i organizuar nga Shoqata qytetare Variacion, me mbështetjen e UNDP-së.
– Pjesa më e madhe e projektit u dedikohet atyre që kanë një ide, por nuk kanë fonde dhe që duan ta kthejnë atë në biznes – thotë Jeton Ismaili nga Shoqata Variacion.
Prof. Dr. Lulzim Rashiti, ekspert në fushën e ekonomisë dhe profesor në universitetet e Tetovës dhe Gjilanit, mbajti një prezantim se si ta realizoni me sukses idenë tuaj të biznesit dhe si ta arrini qëllimin tuaj.
Sllobodan Mitiq nga Vranja, pronar i distilierisë “Mitiq”, ka folur për fillimet e tij dhe se si ka filluar nga e para kur e ka regjistruar distilerinë e tij në vitin 2010. Sot, pas 13 vitesh, Mitiq mund të mburret me produktin e tij, pra rakinë “Zlatna Lula”, e cila ka vite që njihet gjerësisht dhe është bërë markë në këtë rajon.
Profesori në shkollën e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, Bujar Mustafa, foli për mungesën e arsimit të dyfishtë në Bujanoc, si dhe rëndësinë e tij në përgatitjen e kuadrit.
Koordinatorja e projektit Suzana Popoviq thotë se këtë trajnim e kanë kaluar shumë njerëz nga Bujanoci.
– Më vjen mirë që ky projekt u realizua me sukses, përmes projektit ka pasur disa trajnime ku njerëzit janë trajnuar se si të fuqizohen dhe të shkojnë në biznes, si të marrin fonde dhe të krijojnë një plan të mirë biznesi që dikush do ta financojë – tha Popoviq.
Ata arritën, siç thotë ajo, që punët që njerëzit dinë t’i bëjnë, por mendojnë se nuk mund të sigurojnë jetesën, t’i kthejnë në një plan biznesi të suksesshëm.
– I kemi trajnuar për të bërë plane biznesi dhe nga ky projekt dolën njëzet plane biznesi, kështu që ata që kanë plane do të mund të aplikojnë për fonde fillestare – thotë Popoviq.
Previous PostMITROVIQ ME AMBASADORIN E OSBE-SË RRETH PLANIT 7 PIKËSH
Next PostKËTO JANË KUNDËRVAJTJET NË TRAFIK PËR TË CILAT JU MERRET PATENT SHOFERI
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.