MITROVIQ ME AMBASADORIN E OSBE-SË RRETH PLANIT 7 PIKËSH

Bujanoc, 9. gusht 2023. (Foto OSBE) – Nenad Mitroviq, u.d. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues ka biseduar me shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadorin Jan Bratu për programet më të rëndësishme të realizuara dhe aktivitetet e planifikuara në tri komuna në jug të Republikës së Serbisë.

Siç u njoftua, në takim u diskutua për vazhdimin e dialogut social në kuadër të temave të Planit 7 pikësh, i cili u miratua nga Qeveria e Republikës së Serbisë në vitin 2013, rezultatet e arritura në fushën e arsimit, shëndetësisë, bashkëpunimit me të rinjtë dhe tema të tjera aktuale në zonën e këtyre tri komunave.

Vëmendje e veçantë i kushtohet ruajtjes së një situate të qëndrueshme të sigurisë dhe politike.

Sipas fjalëve të u.d. drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues, të gjitha aktivitetet kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në jug të Serbisë.

Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi u shpreh i kënaqur me takimin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ardhshëm me Shërbimin e Trupit Koordinues dhe rolin partneritet të Misionit të OSBE-së në Serbi për të gjitha aktivitetet me rëndësi për këtë fushë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *