REGJISTRIMI I EKONOMIVE BUJQËSORE: LISTA E BUJANOCASVE QË KALUAN NË RRETHIN E DYTË PËR REGJISTRUES

REGJISTRIMI I EKONOMIVE BUJQËSORE: LISTA E BUJANOCASVE QË KALUAN NË RRETHIN E DYTË PËR REGJISTRUE
Bujanovaçke 24. gusht.2023.
Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24. gusht 2023. Enti republikan i statistikave ka publikuar ranglistën e kandidatëve për regjistrues në Regjistrimin e paralajmëruar të ekonomive bujqësore, ku në fazën e dytë të përzgjedhjes janë ftuar 68 kandidatë nga komuna e Bujanocit.
Për qytetarët e komunës së Bujanocit të cilët kanë kaluar fazën e parë të zgjedhjes, intervistat dhe dorëzimin e dokumentacionit është paraparë më 26 dhe 28 gusht në sallën e konferencave në Komunën e Bujanocit.
Listën e renditjes dhe datat e intervistave mund ta shihni KËTU.
Listën e dokumenteve të nevojshme mund ta shihni KËTU.
– Në rast se për trajnim nuk përgjigjet një numër i mjaftueshëm i kandidatëve të kërkuar, atëherë do të ftohen me radhë kandidatët “nën vij” (kandidatët që nuk janë ftuar në raundin e parë për të dorëzuar dokumentacionin dhe intervistën), me telefon dhe email, derisa të sigurohet numri i kërkuar i kandidatëve për trajnim – thonë nga Komuna.
Lista paraprake e kandidatëve regjistrues të ftuar për trajnim do të publikohet më datë 1 shtator 2023, ora 16:00.
Regjistrimi i ekonomive bujqësore në Serbi do të bëhet nga 1 tetori deri më 15 dhjetor dhe në të është planifikuar që të marrin pjesë rreth 3000 regjistrues, 300 koordinatorë komunalë dhe 16 rajonalë, të cilët do të angazhohen nga 1 tetori deri më 22 dhjetor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *