SHF “B. RADIÇEVIQ”: KKASAT E LARTA VAZHDOOJNË NË SHM “S.SURROI”, KLASAT E ULËTA ME GJASË NË SHKOLLAT E FSHATRAVE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 29. gusht 2023. Ashtu si më parë, nga 1 shtatori, klasat e ulëta të SHF “Branko Radiçeviq” në BujanovëC, vitin e ri shkollor me shumë gjasa do ta nisin në shkollën e njërit prej fshatrave, ndërsa klasat e larta do të vijojnë mësimet në SHM “Sezai Suroi”. Paralelet e ndara në Rakoc dhe shkollat fillore në Levosoj dhe Zhbevc janë disa nga opsionet për klasat e ulëta, por për këtë do të vendoset në takimin e paraparë për të mërkurën – thotë për Bujanovaçke, Nenad Mitroviq, drejtor i Shërbimit të Trupit koordinues.
– Sot në shërbimin e Trupit koordinues patëm një takim me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, kontraktorin, autoritetin mbikëqyrës, përfaqësues të ndërmarrjes komunale dhe drejtorin e shkollës fillore për të parë se çfarë dhe si do të bëjmë rreth fillimit të vitit shkollor – thotë Mitroviq.
Sipas tij, afati i përfundimit të fazës së dytë të punimeve është data 12 janar 2024 ndërsa dinamika e punimeve po ecën sipas planit të parashikuar, por do të jetë e paqartë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
– Sot të gjithë kemi folur për të dhe theksi është vënë te garantimi i sigurisë së fëmijëve, sepse është në radhë të parë. I bëj thirrje prindërve të jenë të durueshëm dhe mirëkuptues, sepse siguria e fëmijëve të tyre është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne – shton Mitroviq.
Siç thotë ai, e ka pyetur kontraktorin nëse është e mundur të sigurohet fizikisht një hyrje që do të ishte e sigurt dhe mori përgjigjen se është shumë e vështirë të bëhet.
– Këta janë fëmijë të vegjël, dikush nga kurioziteti do të kalojë nga kantieri pa u vënë re, ruana Zot nga diçka e tillë, se atëherë kush do ta mbajë përgjegjësinë – shpjegon Mitroviqi dhe shton se të mërkurën do të vazhdojnë takimet për të marrë vendim se si dhe ku do të fillojë viti i ri shkollor.
Është e sigurt se viti shkollor nuk do të fillojë në shkollën “Branko Radiçeviq”, ndërsa opsionet tjera, përkatësisht se në cilat shkolla do të zhvendosen fëmijët, do të vendosen në mbledhjen e radhës, thotë ai.
– Po kërkojmë zgjidhjen më të mirë. Nëse një shkollë rurale është e përshtatshme, atëherë duhet të ofrojmë edhe transport për nxënësit. Ne kemi në dispozicion paralelen e ndarë në Rakoc, si dhe shkollat fillore në Levosojë dhe Zhbevc, por tani për tani këto janë vetëm opsione që po diskutohen, asgjë nuk është ende përfundimtare – shton Mitroviq.
Klasat e larta, pra nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, vitin shkollor do ta nisin në ambientet e shkollës ku e kanë mbaruar vitin e kaluar, pra në shkollën e mesme “Sezai Suroi”.
-Kemi kërkuar nga kontraktori që të përshpejtohet dinamika e punimeve dhe të respektohet afati që në janar shkolla të jetë gati dhe të dorëzohet në përdorim. Edhe një herë ju bëj thirrje të gjithë prindërve dhe punonjësve të shkollës që të gjithë të kemi durim, sepse për të gjithë ne siguria e fëmijëve duhet të jetë në rend të parë – thotë Mitroviq për portalin tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *